E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Sot seancë e posaçme për Shkodrën

 Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e pranishme dje gjatë shpërndarjes së ndihmave në fshatin Shirgj të komunës së Dajçit, e komentuar edhe qëndrimin e PS-së për mos pjesëmarrjen në Kuvend në seancën e sotme plenare. “Kjo seancë ishte ftesë e sinqertë në bazë të kërkesës së deputetëve të opozitës, për seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën. Ne do të bëjmë nesër një seancë të posaçme për situatën në Shkodër dhe për atë çfarë do të bëjmë në ditët dhe në muajt e ardhshme në termat e investimeve, në termat e rishikimit të projekteve sipas linjave dhe ministrive të caktuara, ku Ministria e Bujqësisë, Ministria e Transportit dhe ministri të tjera do të kenë një rol të jashtëzakonshëm në zbatimin e projekteve në të ardhmen. Kjo është detyra jonë dhe ky është premtimi i qeverisë dhe i deputeteve të Shkodrës”, tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit theksoi se është fundi i moralit politik, që të përdorësh fatkeqësinë natyrore, është fundi i moralit politik të manipulosh me një fatkeqësi të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›