E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zgjedhjet s’shtyhen, Rama nuk pranon të garojë

 

Kryeministri Sali Berisha përjashton çdo mundësi për të shtyrë zgjedhjet e 28 qershorit, edhe nëse opozita nuk do të marrë pjesë në to. Sipas kreut të qeverisë, të gjithë qytetarët që kanë dashur të aplikojnë kanë pasur të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozion. Për mbi tre orë e gjysmë, kryetari i PD-së shpalosi në emisionin “Opinion” në TV Klan programin e kësaj force nëse ajo fiton një mandat të dytë dhe që përbëhet nga gjashtë pika: lëvizja e lirë; punësimi; infrastruktura dhe energjia, fshati, shëndetësia dhe arsimi; pagat dhe pensionet.
Në 2007-ë shtytë zgjedhjet dhe pranuat regjimin e certifikatave. Pse duhet të besojmë se nuk do t’i pranoni tani kushtet e tij?
Në mënyrë kategorike jo. Asnjë minutë nuk do shtyhen. Ta di zotëria, ai s’ka ndërmend të hyjë në zgjedhje. Ai është i prishur në fytyrë. Ai para se të dalë në televizion bën 3 orë makijazh.
Bëtë kodin bashkë, pse nuk uleni në tryezë për pretendimet e tyre?
Kemi përfillur çdo kërkesë të tyre gjer sot. Ata kanë qenë kundërshtarë të flaktë të dhënies falas të kartave. Unë u kam thënë bashkëpunëtorëve të mi, se po të isha në opozitë nuk e këshilloja qeverinë t’i jap falas, se do dukej si bonus i qeverisë. Nuk është e ndershme. Ne e pranuam kushtin e tyre për jo falas. Përcaktuam çmime të ulëta, kërkuan të ulen prapë. Pranuam dhe kushtin e fundit që ata që s’e kanë emrin në listë dhe s’kanë pasaportë të marrin kuponin. Është kompromis me opozitën ky. Shkoni pak ju te qendrat e aplikimit dhe ajo kompani që është private funksionon në Tiranë me 1/10 e kapacitetit. Ajo kompani ka 90 qendra dhe në ditë nuk aplikojnë më shumë se 1100 vetë.
Si do ta komentonit programin e PS-së për punësimin?
Ai tregon që është i cunguar nga konceptet. Privatizimi nuk përfundon kurrë. Privatizimi përfundon atëherë kur shoqëria të përfundojë së krijuari vlera. Ja ku është rruga, gjiganti i shekullit për shqiptarët. Sapo të përfundojë ajo mund të jepet me kocension. Ndaj dhe atij i ka ngelur mendja te Dinamo, ai mendon se mbaroi privatizimi.
A e zgjidhni dot vetëm apo duhen konsensus edhe mes partive për çështjen e pronave?
Unë dua t’u siguroj juve dhe pronaret se për mua ajo mbetet një çështje themelore. Programi është i detyruar të rreshtojë ato që prekin numrin më të gjerë të qytetarëve, rrugët, lëvizjen e lirë etj., por jo se është më pak e rëndësishme për mua zgjidhja e këtij problemi. Së pari, duke pranuar se nuk ka marrë zgjidhjen e parashikuar, dua të theksoj se nuk ishte një gjë Mali i Thirrës, që shpuam siç ishte mali i falsifikimeve i qeverisë së mëparshme dhe jo vetëm. Ky falsifikim ka në themel pushtetarë të të gjitha niveleve që e kanë përdorur pushtetin për veten, për kushërinjtë e me radhë. Problemi tjetër është kthimi dhe kompensimi i pronave. Ky ka qenë problemi që u shndërrua në një mal falsifikimesh. Së pari, mund të them se Agjencia po punon. Së dyti, është krijuar një fond prej mbi 4 mijë hektarësh tokë publike turistike për kompensim. Së treti, dy nga agjencitë që do të jepen me shërbim do të jenë pronat dhe regjistrimi i pasurive. Kjo agjenci, jo vetëm modernizimi që duhet, por ndoshta kjo ka nevojë tërësisht për t’u koncensionuar. Ne do ta zgjidhim çështjen brenda këtij mandati.
Kreu i LSI-së ju ftoj ju dhe zotin Rama në një debat për të përballur programet tuaja?
Unë e kam ftuar në këtë studio për debat.
Ishte edhe Meta i gatshëm?
Nuk kam kundërshtim. Normale është. Ajo është detyrim. Nuk shkohet me këngë, edhe me këngë shkohet, por edhe me ballafaqim. Le të vijë zotëria e tij dhe t’u themi qytetarëve si do t’i punësoj unë e si do t’i punësojë ai, si do e zhvilloj fshatin unë si do e zhvillojë ai. Le të vijnë kur të duan, pavarësisht nga kimizmi im i njohur se janë mollë e kalbur e ndarë në dysh, por më detyron elektorati.
Po vetëm me Metën?
Ti thua ta zëvendësojmë zotin Rama me zotin Meta. S’e bëj dot unë atë, të zëvendësoj Ramën me Metën.
Meta u tregua i gatshëm?
Meta e kërkoi treshe. 
Do dorëhiqeni në rast se humbisni?
Ke parë ti ndonjëherë në botë garë pa kundërshtar? Nga një anë mendoja se ky mund të ketë një mendësi se sekretari i parë dikur s’kishte nevojë të kandidonte. Kush në Evropë dhe në historinë e pluralizmit, ajo që ndjej keqardhje nuk është vendimi i tij, por ndjej keqardhje për socialistët, sepse pa ata si opozitë nuk ka demokraci. Nuk janë kurrë ata bashkëpunëtorët e tij, ata janë pseudobashkëpunëtorë. Ata njerëz që rrinë afër tij janë armiqtë e tij. Kjo ishte e vetmja gjë që nuk mund të bënte. Për mua si Sali Berishë e kam fushën e hapur. Rregulli është të dalim këtu ballë për ballë. Ka qenë çka qenë paraardhësi i tij një gjë të tillë nuk do e bënte dot kurrë.
Në rast se do të ketë qytetarë shqiptarë, që nuk e ka marrë kartën e identitetit, nuk do kenë asnjë mjet identifikimi dhe nëse opozita do të insistojë për një kompromis me ju për mjete të tjera ose për shtyrjen e zgjedhjeve. Ç’do të ndodhë? A jeni i gatshëm?
Jo. Ka tre muaj që kompania “Sagem” ka pasur kapacitet për të furnizuar me karta rreth katër milionë njerëz. Të gjithë ata që kanë dëshirë të votojnë dhe për fat të keq vitet e fundit nuk kanë votuar kurrë më shumë se 1.3 milionë, të gjithë ata që kanë dëshirë të votojnë kanë pasur mundësi t’i marrin kartat. Nëse Edi Rama u përpoq të shkurajojë qytetarët që të mos shkojnë për t’i marrë, kjo është punë e tij. Unë si qeveri kam përmbushur me transparence të plotë dhe me përkushtim total mundësinë e tyre për t’u pajisur me karta. E shesim kartën për mbi 800 mijë shqiptarë me 2 mijë lekë, sa një kafe. Nëse Edi Rama nuk do të marrë pjesë dhe u thotë mos shkoni të merrni kartat, ajo është puna e tij.
Do votohet vetëm me karta dhe pasaporta?
Kategorikisht po.
Do shtyhen zgjedhjet?
Asnjë ditë nuk shtyhen.
Ndiheni i plakur kur kryetari i opozitës kërcen dhe këndon?
E do për ahengxhi kryeministrin....

Programi i PD

1. Lëvizja e lirë
Partia Demokratike premton heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian brenda vitit të parë të mandatit të dytë. Shqipëria ka plotësuar tre nga katër kushtet e BE-së dhe mbetet për t’u plotësuar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.
2. Punësimi
Brenda katër viteve të ardhshme PD premton të punësojë 160 mijë qytetarë, nga 80 mijë që u punësuan në vitet 2005-2008. Fushat të cilat do të prodhojnë më shumë vende të reja pune do të jenë industria, bujqësia dhe ndërtimi. Gjashtë parqe industriale do të punësojnë dhjetëra mijëra qytetarë.
3. Infrastruktura dhe energjia
Deri në vitin e fundit të mandatit tjetër do të përfundojnë së ndërtuari ose së rikonstruktuari të gjitha akset kombëtare. Gjithashtu brenda vitit 2013 do të asfaltohen të gjitha rrugët e komunave drejt akseve kombëtare dhe të gjitha rrugët e fshatrave drejt qendrave të komunave. Çdo cep i vendit do të lidhet me Tiranën për jo më shumë se 2 orë e 30 minuta. Brenda 2 viteve përfundon lidhja energjetike me Kosovën.
4. Pagat dhe pensionet
Do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. Nuk do të ketë pension në vend nën 100 dollarë.
5. Fshati
Rrugët e të gjitha fshatrave do të lidhen me komunat. Pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit. Do të rritet granti për fshatin. Do të investohet në sistemin e ujitjes. Ultësira bregdetare dhe kodrat do të jenë pjesë e projektit të ullirit.
6. Shëndetësia dhe arsimi
Shëndetësia do të jetë prioritet i mandatit të dytë të Partisë Demokratike. Do të rriten investimet në arsim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›