E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Shëngjini, porti i Veriut

 

Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, zhvilloi dje një takim me strukturat që merren me organizimin e fushatës së tij në qarkun e Lezhës, ku u kërkoi që stafi i tij teknik të përcaktojë prioritetet e zonës bregdetare Shëngjin-Tale-Patok. Në lidhje me portin e Shëngjinit, Lesi theksoi se duhet të insistohet nga qeveria që të nxisë qeverinë e Kosovës për të filluar sa më shpejt investimet dhjetëra milionë euro në këtë port, i cili pritet që në tre vite të jetë port për gjithë veriun e kombit shqiptar. Lesi kërkoi gjithashtu që zona e Tales në Bregun e Matit, mbi 50 ha tokë buzë detit e paprekur nga ndërtimet pa leje, të hartohet masterplani nga KKRTSH, ku ndërtimet të jenë ndërtesa jo më shumë se katër kate në pjesën poshtë rrugës së asfaltuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›