Berisha akuzon Edi Ramën se po bllokon projektin e Unazës
Berisha Paskuqan: Bashkia të gjejë sheshet e ndërtimit të shkollave, ne financimin
Kreu i qeverisë Berisha ka akuzuar kundërshtarin e tij politik, njëkohësisht dhe kreu i bashkisë, Tiranë, Edi Ramën për mbajtjen peng të projektit të unazës. Nga Paskuqani, kryeministri i ka kërkuar kryebashkiakut dorëzimin e projektit të Unazës së Madhe, pasi qeveria është e gatshme të investojë për përfundimin e këtij projekti. "Garantoj qytetarët e Tiranës se do doja të prisja shiritin e inaugurimit të Unazës së Madhe. Por, Rama para interesit të qytetarëve, vendos sedrën e tij të sëmurë dhe nuk na i dorëzon projektin, sepse ne jemi të gatshëm ta financojmë atë sado që të kushtojë, u shpreh Berisha. Këto akuza kryeministri i ka bërë gjatë inaugurimit të punimeve të unazës së Paskuqanit, me një vlerë prej 130 milion lekësh dhe inaugurimin e rrugës Paskuqan 2. I pranishëm në këtë zonë të kryeqytetit, e populluar kryesisht me banorë të vendosur këtu pas viteve '90, kryeministri i përgëzoi ata për ndërtimin e banesave të reja, duke i siguruar për legalizimin e shpejtë të tyre, ku edhe në këtë pikë nuk ka harruar ti drejtohet kreut të Bashkisë, Tiranë. Z. Kryetar i Bashkisë, duhet të ndihesh krenar me këta banorë, këta qytetarë, të cilët e kanë qëndisur Paskuqanin me vilat më të bukura, dokumentet e të cilave përfundojnë tërësisht për legalizim dhe po gëzojnë gjithë qytetarët e Paskuqanit, që po shkojnë të marrin tapitë e vilave të tyre, ka theksuar Berisha duke shtuar se në këtë zonë duhet të ndërtohen qendrat më të mira sportive dhe kulturore, por sipas tij sheshet duhet ti gjejë bashkia, ndërsa qeveria do të gjejë financat. Ndërkohë, kërkesën për dorëzimin e buxhetit, kryeministri Berisha e ka bërë edhe kohë më parë, por lideri i PS, ende nuk ka marrë një vendim për prezantimin e saj.
Platforma jonë, rritje pagash e pensionesh, platforma e opozitës, trillime e nihilizma
Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Berisha nuk harroi të përmendte edhe platformën e opozitës, ku theksoi se maxhoranca po ecën drejt një mandati të dytë, pasi platforma e saj mbështetet mbi rritje rrogash dhe pensionesh, kurse platforma e opozitës mbi mohimin e gjithçkaje. "Sot ka dy platforma: njëra bazohet në fjalë boshe, trillime e nihilizma, platforma e vetme e tyre është të mohojnë. Ne rrisim rrogat, ata thonë nuk janë rritur, ne garantojmë furnizimin me energji, ata fikin dritat për të treguar që nuk kanë energji, ne rrisim pensionet ata deklarojnë se nuk po rriten, ne anëtarësohemi në NATO ata shprehen se nuk ka ndryshim", tha Berisha para banorëve të Paskuqanit, para të cilëve deklaroi se fjalët e tij do të jenë ura, shkolla, pallate sportive, universitete, integrim në NATO, rritje rrogash, dhe rritje pensionesh. Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të nisjes së punimeve për unazën e Paskuqanit, kryeministri Berisha tha se investim i qeverisë synon ndërtimin e një rruge të re, të standardeve më të mira, me trotuare e ndriçim, për ta shndërruar këtë zonë në një qytet të vërtetë. Ne jemi të vendosur të investojmë në Paskuqan me qëllim urbanizimin e plotë të tij. unaza e Paskuqanit me gjatësi 6 kilometra, do t'i japë lehtësira të mëdha lëvizjes, qarkullimit tregtar dhe zhvillimit në këtë zonë, theksoi kreu i qeverisë, ku po gjatë vizitës së djeshme në këtë zonë inauguroi dhe përfundimin e punimeve të rrugës Paskuqan 2, me një vlerë prej 67 milion lekësh. Ai informoi banorët e zonës për një numër investimesh në këtë bashki si në ujësjellësin e Paskuqanit 1 dhe 2 me vlerë prej 89 milion lekë, në rrugën Babrru-Paskuqan 2, me vlerë prej 99 milion lekë, rruga Babrru-Qendër-Kafja e Rremës me vlerë prej 55 milion lekë, në Poliklinikën e Specialiteteve 28 milion lekë, ambulancë prej tre milion lekë, shkolla e mesme në Paskuqan 130 milion lekë, shkolla Babrru 92 milion lekë, etj.
Last Updated on Monday, 30 March 2009 15:13