Berisha akuzon opozitën për politikë antikombëtare

Inaugurohet nisja e punimeve Levan-Tepelenë
Kryeministri Berisha, pavarësisht skandaleve të faktuara në shtyp për lidhjet e familjes kryeministrore në afera korruptive, përpara banorëve të komunës Frakull në rrethin e Fierit, i ka cilësuar këto si trillime të opozitës. Në turin e tij "Shqipëria po ndryshon", kryeministri Berisha, duke shpallur si prioritet të mandatit të dytë, ndërtimin e Boshtit të Jugut, hodhi poshtë, ato që i quajti akuza të kreut të opozitës Edi Rama për diskriminimin e Jugut në favor të Veriut, për shkak të ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Dëgjoja opozitën tek akuzonte në Vlorë, se ne po diskriminojmë zona dhe me këtë kryetari i opozitës akuzonte në mënyrën më antikombëtare për aksin e shqiptarëve, rrugën Durrës- Morinë. Unë dua ti them opozitës, e cila në një rast shpall se shqiptarët i vodhën orën Xhorxh Bushit, në rastin tjetër deklaron se shqiptarët nuk do të marrin ftesën për në NATO , në një rast tjetër shpall të vdekurin në aksident si të ekzekutuar nga qeveria, apo në rastin tjetër krijon blofin se ujërat e Korfuzit iu dhanë Greqisë, e të tjera raste të tilla, pra, dua ti them opozitës së blofeve se me asgjë nuk mund ti përçajë shqiptarët. Ky korridor do të bëjë që prodhimet tuaja të Frakullës, të Novoselës , të Levanit, të Fierit, të Myzeqesë, të kenë një treg të hapur dhe shumë të mirë. Ky korridor gjithashtu,u jep fund disa ndarjeve natyrore të kombit dhe e bën kombin të ndihet pranë e pranë, vijoi Berisha. Po të dëgjoni opozitën, tek akuzonte në Vlorë se ne po diskriminojmë dhe me këtë aludonte në mënyrën më antikombëtare për aksin e shqiptarëve Morinë- Durrës. Tani dua ti them opozitës e cila në një rast shpalli se shqiptarët nuk do të marrin ftesën për në NATO, në një tjetër shpall të vdekurit në aksident si të ekzekutuar nga qeveria, në rastin tjetër krijon bllofin se ujërat detarë iu dhanë Greqisë, u shpreh kreu i ekzekutivit. Kryeministri Berisha, inauguroi nisjen e ndërtimit të rrugës Levan-Tepelenë, një projekt me financime të huaja prej 70 milionë eurosh. Segmenti rrugor Levan - Tepelenë është pjesë e korridorit Veri- Jug, punimet për ndërtimin tij do të zgjasin 30 muaj dhe do të përfshijnë ndërtimin e 50 urave e të 48 veprave të vogla arti. Pas ceremonisë së inaugurimit, kreu i qeverisë akuzoi opozitën se po mohon çdo arritje të qeverisë, përfshirë edhe investimet për ndërtimin e infrastrukturës së vendit. Do ti them opozitës së bllofeve se me asgjë smund të përçajë shqiptarët. Nëse do të shohësh, nga Levani në Konispol po ndërtohen 250 kilometra rrugë. Mos bëni rolin e atij, që ka sy dhe nuk shikon, u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu se në mandatin e dytë të kësaj qeverie do të ndërtohen rrugë të reja, duke thënë se infrastruktura rrugore do të jetë prioriteti i katër viteve të ardhshme. Unë u ndala tek rrugët, sepse sërish në mandatin e dytë rrugë do të ketë. Rrugët do të jenë përparësia absolute infrastrukturore e jona. Në këtë mandat ne do të përfundojmë këtë trajektore, do të përfundojmë boshtin e Jugut. Në këtë mandat, Shqipëria do të ketë rrugët më të shkurtra, më të mira, më të bukura se çdo vend tjetër, nënvizoi ai. Në fund shefi i ekzekutivit ka përmendur disa nga arritjet e qeverisë si anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kryeministri foli gjithashtu edhe për premtime të tjera të mbajtura të kësaj qeverie, si rritja e pagave e pensioneve. Ndërsa theksoi se katër vitet e tjera të qeverisje së djathtë do të jenë ato të hapave të mëdha të integrimit europian të vendit tonë, duke nisur që me liberalizimin e vizave. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e hapave të mëdha të integrimit të Shqipërisë, por viti i parë i mandatit të dytë do të jetë viti i lëvizjes suaj të lirë në mbarë Evropën, lëvizja pa viza është zotimi ynë, veçoi Berisha. Zhvillimi i fshatit, bujqësisë dhe mbrojtja e prodhimit vendas ishin një çështje e prekur nga kryeministri në fjalën e mbajtur para banoreve të Kafarajt në Frakull të Fierit. E për të arritur këtë, kryeministri theksoi nevojën e bashkëpunimit me pushtetin vendor pa dallime partiake, çka e konfirmoi edhe kryetari i Komunës së Frakullës, përfaqësues i Partisë Socialiste, në bisedën që zhvilloi me shefin e qeverisë.