E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, Fier: Do të mbështesim industrinë fasone

Ilir Meta ka zbritur në Fier së bashku me kandidatët e tij për deputetë  dhe programin elektoral për ti prezantuar para  anëtarëve dhe simpatizantëve të forcës politike që ai drejton. Që në fillim të fjalës së tij Meta ka pohuar se po prezanton programin elektoral që do të jetë edhe programi bazë i qeverisjes tonë  pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Këtë program unë po e shpalos për herë të parë këtu në Fier, përpara jush. Ne duhet të kemi një Shqipëri Evropiane, por nuk mund ta fitojmë një të tillë pa pasur një Shqipëri me standarde.Thelbi i fjalës së Metës ka qenë mbështetja që forca e tij politike do ti bëjë industrisë fasone. 50 biznese fasone janë mbyllur për shkak të keqqeverisjes ndërkohë që 11 mijë të papunë ndodhen në shtëpi. Kryeministri Berisha pohon se do të hap 300 mijë vende pune, kjo deklaratë e tij duket qesharake pasi shumë biznese po mbyllen ka pohuar Meta. Kreu i LSI  ka pohuar se me marrjen e pushtetit prej LSI do të ketë ndihmë të biznesit duke u ulur taksat dhe për bizneset e reja  për një vit nuk do të tatohen. Ne   do të paguajmë 50 % të sigurimeve shoqërore për një vit  për industrinë fasone, ka theksuar ai. Pas fjalës së tij Meta ka prezantuar edhe kandidatët për deputet për qarkun Fier në zgjedhjet e 28 qershorit. Në krye të listës është Dritan Prifti e me radhë, Bujar Hasa, Angjelina Kola, Frederik Cuko, Edvin Musta, Gëzim Shahini, BardhYl Fasko dhe Hysni Bogdani. Meta shoqërohej në këtë takim nga deputetja Angjelina Kola dhe  Filloreta Kodra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›