E Diel, 1 Nëntor 2026

PSV 91, marrëveshje me kompani amerikane për monitorimin e zgjedhjeve

Partia Socialiste e Vërtetë 91 ka nënshkruar dje marrëveshjen për mbështetje në zgjedhje me shoqërinë amerikane Genesis Communications Group. Preu i PSV 91 ka vlerësuar se ai dhe përfaqësuesit e forcës së tij politike janë përpjekur gjithmonë të ndërtojnë dhe të promovojnë disa vlera thelbësore si drejtësia, ndershmëria, integriteti dhe loja e pastër politike. Për të dëshmuar më tej përkushtimin e tij ndaj këtyre vlerave, Koçi u shpreh se ka siguruar mbështetjen e ekipit amerikan të Genesis Communications Group, një grup ndërkombëtar këshillimor me reputacion, i cili gjithmonë ka punuar për të mbrojtur të njëjtat vlera. Në komunikimin tim elektoral gjatë fushatës do të trajtoj çështje me interes jetësor për qytetarët shqiptarë, dhe është objektivi im që të siguroj që ky diskutim të zhvillohet në mënyrën më të lire dhe më të paanshme të mundshme. Dua të jem i sigurt që ndërsa qytetarët shqiptarë shkojnë për të votuar, të bëjnë zgjedhjen e tyre bazuar në një proces informimi të plotë dhe të vërtetë mbi të gjitha partitë dhe kandidatët. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar një pasqyrim të plotë dhe objektiv të fushatës dhe të vetë procesit zgjedhor, në mënyrë që të sigurojmë se të gjithë aktorët në procesin zgjedhor do të jenë në nivelin më të lartë të kryerjes së detyrës për realizimin e standardeve të kërkuara ndërkombëtare, u shpreh Koçi .
PSV 91 mbështet plotësisht punën e komunitetit ndërkombëtar që po bëhet në këtë drejtim, sidomos monitorimin profesional dhe të paanshëm të OSBE ODIHR Kjo është një nga arsyet kryesore të nënshkrimit të marrëveshjes së PSV 91 me këta ekspertë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›