E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Minatorët, si punëtorët e Gërdecit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, njëherësh edhe deputet i kësaj force, Ben Blushi dhe deputeti Alfred Dalipi kanë qenë së bashku në një takim me minatorë në qytetin e Pogradecit. Blushi ka paralelizuar minatorët me punonjësit e Gërdecit, duke bërë krahasimin mes dy fenomeneve që janë të ngjashëm me njëri tjetrin, ku ka njerëz që punojnë për bukë të gojës në kushte mesjetare dhe një pakicë që pasurohet në kurriz të tyre.
Dhe në qoftë se ka një rast tipik në Shqipëri, kjo është ajo që ka ndodhur në Gërdec, sepse Gërdeci në fund të fundit ishte një minierë, ishte një minierë ku të rinjtë, të reja, burra, gra dhe fëmijë sidomos, shkonin në një minierë me barut dhe nxirrnin para për disa miq të Sali Berishës, që duhej të pasuroheshin. Të varfrit në Gërdec humbën jetën, të pasurit ende nuk po gjykohen, u shpreh Blushi. Veç të tjerave Blushi garantoi të gjithë minatorët që nga Pogradeci se PS do ta firmosë statusin e minatorit, si një nga gjërat e para që do bëjë pas 28 qershorit. Blushi kujtoi se PD ka depozituar në Kuvend një projektligj, të cilin kërkoi me insistim të miratohej për minatorët, por ishte mazhoranca që  e harroi këtë projekt në sirtarët e parlamentit. E kërkuam një ligj që mbështet minatorin, qeveria e rrëzoi ligjin për të mbështetur disa njerëz që shfrytëzojnë punën tuaj në miniera. Statusi i minatorit është një nga prioritetet e para ditën që ne do të vijmë në pushtet, u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›