Lista e deputetëve detyron Edi Ramën të paralajmërojë bojkotin e zgjedhjeve
Kryesocialisti, i pasigurtë për fitoren e zgjedhjeve
Strategjia humbëse e Ramës dhe paniku i tij për humbjen e zgjedhjeve duket se po e detyron të përdorë kartën e fundit për të shpëtuar nga problemet që mund ti krijohen në rastin e humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Kryesocialisti duke qenë se ndodhet përballë një sfide të re për të, sfidë që ka të bëjë me listat e kandidatëve për deputetë po kërkon një alibi të re për një përçarje të mundshme të PS. Sipas burimeve të sigurta kryesocialisti Rama përgatitet për një listë surprizë ku do të mungojnë shumë emra të eksponentëve të njohur socialistë. Duke qenë se kjo listë do të krijojë një përçarje në gjirin e socialistëve, përçarje që mund të dëmtojë këtë subjekt në zgjedhjet e ardhshme. Situata e rënduar midis socialistëve po detyron Edi Ramën të tensionojë klimën parazgjedhore duke paralajmëruar për një bojkot të zgjedhjeve. Justifikimi i vetëm është problemi i kartave të identitetit.. Kryesocialisti Edi Rama ka dhënë sërish lajmërimin për bojkotin e zgjedhjeve, pas një takimi në fshatin Nikël, të Fushë Krujës, ku ende nuk janë hapur pikat e aplikimit. Nuk mund të ketë zgjedhje në qoftë se nuk ka të drejtë qytetari që të zgjedhë. Nuk mund të ketë zgjedhje, në qoftë se qindra mijëra qytetarë e qytetare nuk kanë të drejtën për shkak se qeveria, i ndalon në këtë të drejtë, duke i ndaluar të aplikojnë. Ne nuk do lejojmë zgjedhje të cilat përjashtojnë qindra mijëra shqiptarë e shqiptare nga e drejta e votimit. Ne nuk do të tolerojmë një proces zgjedhor të manipuluar për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë, por edhe qëllimisht, është shprehur kreu socialist Rama, i cili ka shprehur shqetësimin lidhur me faktin se në shkallë vendi kanë aplikuar vetëm 38% e shtetasve pa pasaportë, ndërsa në katër qarqe, shtetas pa pasaportë aplikantë janë në 30%. Sipas tij, qarku i Kukësit mbetet me nivelin më të ulët të aplikimeve, vetëm 9.5%. duke bërë një përllogaritje të thjeshtë të aplikimeve të bëra deri tani nga shtetasit pa pasaportë, Rama ka veçuar se efekti i vendimeve të qeverisë për lehtësimet financiare nuk duket domethënës. Nga data 28.04.2009 deri në dt. 08.05.2009 numri i shtetasve pa pasaportë që kanë aplikuar, është rritur vetëm me 6.2% (ose 44 970 shtetas). Po të ecet me këtë ritëm deri në fund të qershorit do të mbeten më shumë se 300.000 shtetas pa pasaportë që nuk do të kenë aplikuar për letërnjoftim elektronik, shtoi kryesocialisti Rama, sipas të cilit njësitë më problematike vazhdojnë të jenë komunat. Rama tha se në 68 komuna problematike kanë aplikuar jo më shumë se 10 shtetas pas pasaportë, ndërsa në 13 komuna nuk janë hapur ende qendrat e aplikimit për letërnjoftimet elektronike.
Po ashtu, sipas Ramës, në 16 rrethe të vendit, aplikimi i shtetasve pa pasaportë nuk është më shumë se 30%. Edi Rama ka përcjellë sërish apelin e tij, kësaj radhe nga Nikla për të gjithë shqiptarët për të mos humbur durimin nga sorollatjet e qëllimshme të qeveritarëve, por të gjithë të aplikojnë dhe të marrin kartën e tyre të identitetit për të sjellë ndryshimin në këtë vend. Ne do të qëndrojmë me forcë përballë kësaj tentative gjithmonë e më të qartë për të deformuar procesin zgjedhor dhe për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve, duke mos e lejuar popullin të votojë si një i tërë. Ju lutem mos humbni durimin! Ju lutem mos humbni dëshirën për të marrë pjesë në këtë ndryshim historik të 28 qershorit! Ju lutem bëhuni të gjithë bashkë për ti dhënë krahë ndryshimit të domosdoshëm që do të ndodhë, do apo nuk do Sali Berisha, u kërkoi Rama banorëve të Niklës, e njëkohësisht gjithë shqiptarëve. Këtu ka një problem të madh, që është paniku i Sali Berishës dhe i kësaj qeverie, të kthyer në një ndërmarrje familjare përballë një procesi, i cili është gjykimi i popullit për këto 4 vjet, vijoi më tej Rama sipas të cilit, për të mos pasur edhe 4 vjet të tjera si këto, duhet që secili të bëjë mundimin e tij për të aplikuar duke këmbëngulur, pavarësisht dhjetëra e dhjetëra kilometrave që duhen bërë për të marrë kartën, pavarësisht zbrapsjeve ndonjëherë edhe fyese, herë-herë poshtëruese nga ana e përfaqësuesve të shtetit, të njerëzve të cilët janë shërbëtorë të pushtetit.