E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Çamët s’harrohen,zgjidhja në gjykatë

• "Pronat e çamëve nuk duhen harruar. Ato do të zgjidhen një ditë".aristir lumeziKryeministri Berisha në një intervistë dhënë së përditshmes greke "Kathimerini" dhe gazetarit të saj Pavlo Xhima, shprehet i qartë për çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. "Ka një Gjykatë Evropiane të së Drejtave të Njeriut. Më mirë të jemi të sinqertë për këtë se sa të krijohen probleme", shprehet Berisha. Kryeministri shqiptar i kujton gazetarit grek Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve ku çështja e pronave është përcaktuar si problem gjyqësor dhe juridik. Kryeministri shqiptar shprehet se për këtë çështje pala greke nuk duhet të shqetësohet. "Por grekët dhe shqiptarët duhet të dinë se çështja e pronave është çështje pronash dhe nëse ajo nuk analizohet tani do të duhet të analizohet nesër, pasnesër, ka një Gjykatë Evropianë të së Drejtave të Njeriut. Më mirë të jemi të sinqertë për këtë se sa të krijohen probleme. Të ngrihen grupe teknike që të analizojnë dosjet dhe të japin përgjigje. Marrëveshja e Miqësisë përcakton qartë njohjen dhe respektimin e kufijve mes dy vendeve. Në këtë pikë asnjë nga të dy shtetet nuk pretendon në kurriz të tjetrës. Kjo është përfundimtare", shprehet Berisha. Sipas kryeministrit shqiptar, ka një marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve ku trajtohen edhe problemet e pronësisë. "Siç keni dijeni, në periudhën 1992-1996, kjo çështje ishte në axhendën e diskutimeve mes qeverive shqiptare dhe greke. Mendoj se dhamë përgjigjen e duhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Sipas kësaj marrëveshjeje, çështjet me karakter pronësie me të cilat përballen qytetarët shqiptarë dhe grekë më Shqipëri dhe Greqi, janë probleme gjyqësore, teknike, pra me karakter juridik dhe duhen zgjidhur mbi këtë bazë", shprehet Berisha. Kryeministri shqiptar është entuziast dhe i kënaqur më shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por dhe me miratimin e ftesës së Shqipërisë për në NATO nga ministrat e Jashtëm të Aleancës. "Çështja shqiptare është mbyllur në Ballkan". Berisha shprehet se në rajon nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh pasi kjo do të jetë joproduktive dhe sot të trazojë gjithë Ballkanin. "Të drejtat e minoriteteve mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare duhet të respektohen, por ideja për një korrigjim të kufijve është jo produktive, sepse do të rriste tensionin dhe pasigurinë për 15-20 vitet e ardhshme, periudhë të cilën ne mund ta shfrytëzojmë për të hyrë në Evropë", shprehet Berisha. Pyetjes së gazetarit se "për ju çështja shqiptare në Ballkan u përmbyll me pavarësinë e Kosovës?, Kryeministri Berisha i përgjigjet: Unë besoj se u zgjidh përfundimisht. Por duhet të respektohet Marrëveshja e Ohrit!  Berisha shprehet se pavarësia e Kosovës nuk do vërtetojë parashikimet e shumë analistëve për ndryshime kufijsh në Ballkan.  "Unë mendoj se pavarësia e Kosovës do të ketë efekte të kundërta me ato që parashikojnë disa analistë. Kufijtë janë ta hapur dhe të përcaktuar mes gjithë kombeve të rajonit dhe mes shqiptarëve që jetojnë në vende të ndryshme. Personalisht nuk shoh pavarësimin e Kosovës si një inkurajim drejt Shqipërisë së Madhe që ju thoni", është përgjigjur Berisha në intervistën e tij.Marrë nga "Kathimerini"Ftesa për në NATOKryeministri shqiptar duke e gjykuar çështjen e emrit të Maqedonisë si një çështje dypalëshe me Greqinë, shprehet se nuk do të ketë ndonjë ndëshkim të Shqipërisë për këtë çështje. "Nuk besoj se mund të ndëshkohet Shqipëria për shkak të problemit të dy vendeve të tjera, i cili nuk ka fare lidhje më Shqipërinë. Ka një gjë. Eshtë në interes të Greqisë dhe të Shqipërisë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s. Kjo është e vërtetë. Në këtë drejtim uroj të gjendet mirëkuptim. Duhet ta kemi si objektiv këtë gjë", tha Berisha.KryepeshkopiNë intervistën e tij kryeministri shqiptar, dikur president i vendit, flet dhe për kërkesën e kryepeshkopit Anastasios Janullatos për të marrë nënshtetësi shqiptare. Berisha shprehet se marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira dhe e vlerëson kryepeshkopin për një kontribut të madh në ringritjen e kishës ortodokse në Shqipëri. "Problemi është se unë jam Kryeministër dhe nënshtetësia nuk është në kompetencat e mia. Jam i sigurt se Presidenti i Republikës po analizon kërkesën e tij. Në të vërtetë kryeministri nuk ka lidhje fare me nënshtetësinë, është çështje e presidentit", i përgjigjet Berisha pyetjes se nëse duhet t'i jepet nënshtetësia shqiptare Janullatos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›