E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pakti i Ramës me Berishën pas Sollakut”

• Kreu i PAD-së, Neritan Ceka, në një intervistë për "Panorama" hedh hije dyshimi mbi bashkëpunimin mes PS-së dhe PD-së për reformën.Aristir LumeziSipas tij, pakti i Ramës erdhi në mënyrë të pakuptimtë pas deklaratës se nuk do merrte pjesë në reformën në drejtësi. Ceka nuk sheh ndonjë shpresë nga komisioni i Reformës në favor të një konsensusi dhe shprehet se qëllimi i PD-së dhe PS-së me reformën është të zhdukë sepse ashtu u pëlqen atyre partitë e vogla.  Zoti Ceka, mbledhja e fundit e komisionit të Reformës Zgjedhore edhe pse ju kishit më parë ftesën për dy partitë e mëdha u zhvillua pa praninë e tyre. Cila do të jetë e ardhmja e kësaj reforme në komision nëse qëndrimet e partive nuk konvergojnë në një pikë?Ne e bëmë atë mbledhje jo për sfidë, por në përputhje me rregulloren e Kuvendit, e cila thotë që me kërkesën e ¼ të anëtarëve të komisionit mund të mblidhet komisioni. Komisioni mblidhet kryesisht dhe s'është e nevojshme të vendosin dy bashkëkryetarët. Përveç kësaj, ne depozituam rendin e ditës dhe lajmëruam njerëzit. Në fakt nga qëndrimet që ishin mbajtur deri në atë ditë, pritej mospjesëmarrja e dy bashkëkryetarëve, sepse linja e tyre është linja klandestine, që unë e kam quajtur "teletajpi i kuq", që zhvillohet jo në institucionet e caktuara të Kuvendit, por në kulimat e politikës shqiptare. Në të ardhmen unë mendoj se, këto dy vija do të vazhdojnë të theksohen.Kreu i PS-së ka lënë të kuptohet se PS-ja dhe PD-ja i kanë votat për të kaluar në Kuvend ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore. Çfarë tregon një bashkim i tillë votash dhe çfarë pasojash politike mund të ketë një votim i tillë?Unë nuk mendoj se do jetë aq e lehtë që të arrihen këto vota sepse nuk do të jenë thjesht vota mekanike, votat e partive të mëdha. Sepse brenda dy partive ka deputetë që do të preken direkt nga ky ligj dhe nga ky sistem. Për mua më tepër janë të rrezikuar forcat politike brenda partive të mëdha sesa ato jashtë tyre. Eshtë një ligj që godet deputetët e PS-së, një pjesë e të cilëve do ta shohin emrin e tyre jashtë listave, pasi nuk do ketë më 100 kandidatë në garë, por vetëm 20 apo 30 në krye të listave të rajoneve ndërsa të tjerët do të jenë "mish për top", për të nxjerrë vota për 2-3 kandidatët e parë. Afërsisht kjo do të jetë edhe për deputetët në potencë të PD-së. Së dyti, ky ligj nuk do arrijë qëllimin për të goditur partitë e vogla, përkundrazi, do t'i fuqizojë ato. Mendoni se mund të kemi krijimin e një lobi të ri politik, nëse gjërat nuk shkojnë si duhet me këtë reformë?Natyrisht që lobi është krijuar. Nga opozita është LSI, PAD, PDS dhe ndoshta dhe PSD-ja ose një pjesë e saj, nëse do ketë një shkarje të pajustifikuar të lidershipit të saj drejt PS-së. Ndërsa nga ana e tjetër PDK-ja dhe partitë e tjera përbëjnë një pol shumë të fuqishëm. Ajo që do ta pësojë nga sistemi spanjoll do të jetë PS-ja, pasi rrezikon të dalë forcë e tretë në zgjedhje. Kemi një deklaratë të anëtarit të kryesisë socialiste, Gramoz Ruçi, i cili thotë se, "dy parti janë pak ndërsa pesë do të ishin shumë" në politikën shqiptare. Si e gjykoni një deklaratë të tillë?Këtë duhet ta vendosi elektorati. Kjo nuk bëhet kurrë me gustot dhe mendimit e njërit apo tjetrit. Pra, sistemi që përcakton sa parti rrinë në fushën politike, është proporcionali i thjeshtëzuar, ku e gjithë Shqipëria është një zonë dhe me lista kombëtare, por që kundërshtohet nga PS-ja sepse është e mendimit se do vidhen votat nga Berisha. Ndërsa sistemi spanjoll është sistemi ku dy partitë vjedhin gjithë partitë e tjera. Mendoj se sistemi që lejon kualifikimin e partive pas një gare të ndershme është ai që ne e quajtëm gjerman i personalizuar. Eshtë populli që do zgjedhë, dhe nuk mund të paragjykojmë se populli do zgjedhë gangsterët apo biznesmenët, sepse kemi një PS që mendon se është në vitin 1945, ku tregtarët u varën nëpër pemë dhe u nxorën me duar të lidhura nga Parlamenti. Zoti Ceka, ka deklarata sipas të cilave, kreu socialist hodhi idenë e një pakti kombëtar për reformat vetëm pak javë pasi kishte deklaruar prerë se PS-ja nuk do të merrte pjesë në reformën në drejtësi, pas shkarkimit të Theodhori Sollakut dhe zgjedhjes së prokurores së re të Përgjithshme, Ina Rama. Si e gjykoni një ndryshim të tillë kursi?  Natyrisht kam mbetur i habitur nga një deklaratë e tillë e zotit Rama sepse reformat nuk përcaktohen nga fakti se kush do të vendoset në krye të Prokurorisë. Madje, PAD-ja deklaroi se zonja Rama ishte zgjedhur me të njëjtën procedurë si paraardhësi i saj, kështu që kishte një precedent. Ka interesa më të mëdha, të anëtarësimit në NATO që duhet të kalojnë konfliktet kalimtare të dy forcave politike. Megjithatë edhe kësaj radhe, Rama bëri nga ato kapërcimet e tij të zakonshme, të cilat ngjallin dyshime të mëdha. Ne e kemi shprehur këtë dyshim se Rama ka një barrë mbi shpinë, që me ndryshimet në Prokurori mund ta detyrojë të ulë kokën para zotit Berisha. Faktikisht, heshtja e Berishës dhe kërcimet e Ramës tregojnë se ka një shkop dirigjenti në këtë rast.Unë do doja t'i rikthehesha 20 korrikut të 2007. Cili ka qenë roli i Edi Ramës për hyrjen tuaj në garën për president?Absolutisht zoti Rama nuk ka pasur asnjë rol. Ai nuk iu përmbajt marrëveshjes edhe atëherë, kjo është tipike e tij, që del nga marrëveshja me kërcime basketbollisti, por që gjithnjë topat dalin jashtë koshit dhe ju kujtohet që në marrëveshjen e partive opozitare ishte bërë një listë prej 9 personash, ish- kryeministra, ish-kryetarë parlamenti dhe kryetarë partish dhe ishte vendosur që nuk do të hynim në garë deri në çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Që në takimin e parë, zoti Rama hodhi idenë e gjetjes së kandidatëve për presidentë jashtë kësaj liste, madje dhe nga jashtë Shqipërisë. Kështu që kishim një tjetër kërcim të zotit Rama irracional. Përpjekja ime ishte jo për një garim në bazë të kualiteteve politike, por një përpjekje për ta kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit në Parlament dhe brenda klasës politike. Mund të them se kontributi i grupit parlamentar të PS-së ishte vetëm negativ, me ardhjen e votave pro zotit Topi dhe duke mos bërë asnjë punë për të favorizuar kandidatin e opozitës. Faktori Nano në këto momente duket se po qëndron në hije. Cili mendoni se është roli i tij në gjetjen e zgjidhjeve në këto situata, aspak të favorshme për të majtën? Natyrisht që Nano nuk është vetëm dhe ka një grup të qartë të tij në Parlament. Kjo do të duket më qartë nga votimi, nëse do ta pranojnë kodin spanjoll, i cili e përjashton në mënyrë automatike tërë grupin, është kundër këtij grupi dhe zotit Nano, pavarësisht se mund t'i premtohet ndonjë vend në Parlament dhe nëse Nano ka ndonjë strategji. Strategjia e vetme e Nanos do të ishte që "kollozi prej balte" i PS-së të shembej nga pesha e reformës që po përgatit dhe dita në PS pas Ramës do të ishte e Nanos. Pas Ramës në PS ka një shkretëtirë të vërtetë lidershipi, ku sheh vetëm xhuxhmaxhuxhë, të cilët po përpiqen të futen nëpër pellgjet e reformës spanjolle për të mbijetuar edhe njëherë në Parlamentin shqiptar. Duket se nga e gjithë kjo histori me reformën zgjedhore, dy njerëz përfitojnë, të dy po heshtin, Sali Berisha dhe Fatos Nano.Pakti i RamësNe e kemi shprehur këtë dyshim se Rama ka një barrë mbi shpinë, e cila me ndryshimet në Prokurori mund ta detyrojë të ulë kokën para zotit Berisha. Faktikisht, heshtja e Berishës dhe kërcimet e Ramës tregojnë se ka një shkop dirigjenti në këtë rast.Nano në PSPas Ramës në PS ka një shkretëtirë të vërtetë lidershipi ku sheh vetëm xhuxhmaxhuxhë, të cilët po përpiqen të futen nëpër pellgjet e reformës spanjolle për të mbijetuar edhe njëherë në Parlamentin shqiptar. Nga e gjithë kjo histori me reformën zgjedhore, dy njerëz përfitojnë, të dy po heshtin, Sali Berisha dhe Fatos Nano

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›