Tregtia me Kosovën, ja sektorët më me leverdi
• Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në nivelet e duhura edhe pse janë vende fqinje.Fabiola ÇelaPër vendin tonë, tregtia me Kosovën mbetet në nivele shumë të ulëta, gati 1 për qind e volumit tregtar kryhet me këtë vend. Por me shpalljen e pavarësisë së Kosovës pritet të hapet drita jeshile për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Gjatë konferencës me temë "Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë" ekspertët e ekonomisë shqiptare dhe asaj kosovare kanë rënë në një mendje të përbashkët se, për zhvillimin e tregut mes dy vendeve duhen të hartojnë strategji të përbashkëta. ShkëmbimetShqipëria eksporton më shumë se importon me Kosovën, duke rezultuar me një bilanc pozitiv tregtar me këtë vend. Në kuadër të MTL, importet e Shqipërisë nga Kosova janë rritur ndjeshëm përgjatë viteve 2003-2006, nga 2.05% në vitin 2003 në 5.07% në vitin 2006. Vendet e MTL-ve me të cilat janë realizuar eksportet më të mëdha janë Kosova me 46.8%, Maqedonia me 19.8%, etj. Por sipas Elinor Bajraktarit, zëvendësdrejtor i politikave ekonomike të UNMIK-ut, niveli i bashkëpunimit ekonomik mes dy palëve për momentin nuk është në nivele të kënaqshme. Kjo pasi shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë shumë të vogla në raport me vëllimin e përgjithshëm tregtar. Ai ka theksuar se, me ritmin aktual të rritjes së shkëmbimeve do të duhet shumë kohë përpara se dy vendet të bëhen partnerë të rëndësishëm për njëri-tjetrin. Po të njëjtin mendim ka ndarë edhe deputetja Ermelinda Meksi. "Shqipëria eksporton drejt Kosovës kryesisht produkte bujqësore e ushqimore, bitume dhe konfeksione dhe importon nga Kosova metale bazë. Duket se akoma nuk ka një profilizim të qartë të ekonomive, me qëllimin që ato të bëhen me kohë sa më komplementare", ka thënë ajo. Sipas Meksit, potencialet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë shfrytëzuar plotësisht. MasatPër të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve duhet të krijohet një plan i përbashkët pune mes dy vendeve. Sipas Elinor Bajraktarit, bashkëpunimi duhet institucionalizuar nëpërmjet krijimit të një forumi të përbashkët ekonomik, që mund të mbahet periodikisht dhe të drejtohet nga niveli i kryeministrave. Ky forum mund të ketë struktura sektoriale të tipit të komiteteve të përbashkëta në nivel ministrash që trajtojnë çështje, si energjia, tregtia, investimet, bujqësia, etj. Bajraktari ka theksuar se, nën këto komitete mund të funksionojnë grupe pune në nivel ekspertësh për çështje shumë specifike. Një ndër këto masa që do të ndikonte në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve është thjeshtimi i procedurave doganore. Por sipas tij, koordinimi më i madh duhet të realizohet në sektorin e promovimit të investimeve dhe zhvillimit të sektorit privat. Pra, e thënë më thjesht Kosova dhe Shqipëria duhet të ofrohen si një treg i përbashkët në mënyrë që kjo ofertë të jetë sa më tërheqëse për investitorët e huaj. Ndërsa sipas deputetes Meksi, një ndër masat që duhen ndërmarrë për zhvillimin e shkëmbimeve tregtare janë investimet në infrastrukturën rrugore, të cilat do të lehtësonin lëvizjen e mallrave. Ajo shtoi se, dy vendet duhet të nënshkruajnë marrëveshje të veçanta në fushën e energjisë dhe minierave. Ndërkohë ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë, si dhe vënia në funksionim e aeroportit të Kukësit, pritet të zgjerojë shkëmbimet e mallrave reciproke, si dhe të fuqizojë financiarisht bizneset në të dy vendet.Produktet kryesore të importuara nga ShqipëriaEmërtimi Vlera Si % e import. total Shufra prej gize dhe çeliku 17,973,471 53.9%Ujrat,ujrat minerale dhe ujrat e gazuar 3,910,067 11.7%Bitum nafte 3,871,538 11.6%Vajrat e naftës 1,584,696 4.7%Shalqinjtë 746,900 2.2%Mobilje prej druri në dhomë gjumi 616,375 1.8%Vajra të tjera dhe fraksionet e tyre, fituar vetëm nga ulliri 472,144 1.4% Ushqim kafshësh 433,851 1.3%Vajrat e naftës dhe vajra të fituara prej bituminozeve 308,486 0.9%Miell gruri dhe miell meslini 308,039 0.9%Produktet kryesore të eksportuara në ShqipëriEmërtimi Vlera Si % e eksport. totale Mbetje ferrike, gize dhe çeliku 3,688,074 24.9%Mbetje e kthime alumini 1,661,514 11.2%Miell gruri e miell meslini 1,177,654 8.0%Patate të ëmbla 1,151,769 7.8%Lëng frutash 853,170 5.8%Çimento portland, 462,178 3.1%Ujrat,ujrat minerale dhe ujrat e gazuar 450,873 3.0% Zhavorr për të rrugët 382,817 2.6%Gjedhe të gjalla 332,577 2.2%Llaçrat dhe betonet jo refraktare 257,317 1.7%