E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Gati të diskutojmë për koalicionet zgjedhore

/>Partia Socialiste do të nisë diskutimet për koalicionet zgjedhore pas publikimit në fletorën zyrtare të Kodit Zgjedhor. Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami, bashkëpunimi i koalicionit të majtë është një temë e cila pret, pasi ngritja e KQZ-së, identiteti i listave dhe përcaktimi i mandateve zgjedhore në qarqe janë çështje të cilat kërkojnë vullnet për t'i zgjidhur. Sipas tij, Partia Socialiste do të tregojë një vëmendje të veçantë përsa i përket zbatimit të Kodit Zgjedhor me përpikmëri. "Në këtë kuadër", tha ai, "vullneti politik i mazhorancës për zgjedhje me standarde do të jetë objekt i analizës së Partisë Socialiste". Kodi Zgjedhor u miratua nga kuvendi ditët e fundit të vitit të shkuar. Ndërkohë që brenda pak ditësh pritet dekretimi i datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›