Berisha bën koalicion formal me 15 parti, shumica të panjohura
Shumica e partive nuk kanë shanse të fitojnë asnjë mandat. Partitë e koalicionit nuk i lidh asnjë dispozitë programore
Eljona Ballhysa
Partia Demokratike futet në zgjedhjet e 28 qershorit si drejtuesja e koalicionit “Aleanca për ndryshim”, që përbëhet nga 15 parti të tjera. Duke përjashtuar 2-3 parti aleate tradicionale të PD-së edhe në zgjedhjet e mëparshme, pjesa tjetër e koalicionit përbëhet nga parti të panjohura, që nuk kanë asnjë lidhje me PD-në dhe asnjë dispozitë të përbashkët programore. Shumica e këtyre partive nuk kanë asnjë shans për të marrë përqindje aq sa për të fituar një mandat deputeti. Por nënshkrimi i marrëveshjeve nga ana e PD-së me këto parti e ka një synim, pasi çdo votë që ata marrin, sado e pakët në numër, është votë për PD-në, e cila kryeson koalicionin. Ky është i vetmi interes i PD-së në krijimin e një koalicioni formal me një jetëgjatësi vetëm një muaj, aq sa zgjat fushata elektorale. Më pas lidhjet do të mbahen vetëm me partitë parlamentare, me ato parti që arrijnë të marrin një mandat deputeti, që përkthehet ndryshe një votë pro PD-së në Kuvendin e ri.
Aleanca formale
Në fletën e votimit, të cilën qytetarët shqiptarë do ta marrin në dorë në datën 28 qershor, nën siglën e koalicionit “Aleanca për ndryshim” do të shohin parti të tilla si
Partia Ora e Shqipërisë, e drejtuar nga Zef Shtjefni. Pikërisht kjo është një parti që nuk është përfaqësuar asnjëherë në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk ka pas ndonjë promovim mediatik nëpërmjet së cilës të njihet publiku shqiptar. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka përfshirë këtë parti në koalicionin e tij duke garantuar bashkëqeverisje në rast fitoreje në zgjedhjet e 28 qershorit. Berisha gjithashtu ka përfshirë në koalicion parti të tilla si Partia Demokracia e Re Europiane, me kryetar Koçi Tahirin; Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Kimet Fetahun; Partia e të Drejtave të Mohuara me kryetar Fatmir Hoxhën; si dhe Partinë Forca Albania me kryetar Iledin Pillatin. Që të katërta partitë e lartpërmendura janë të ashtuquajtura parti fantazma që mbijnë si kërpudha çdo katër vjet, sa herë që ka zgjedhje parlamentare. Por Berisha vazhdon të ndjekë taktikën që ndoqi në vitin 2005, duke përfshirë të majtë në koalicionin e tij të djathtë. Në 2005-n Berisha mori Xhuvelin, ndërsa në 2009-n Berisha ka marrë Gaqo Apostolin, ish-nënkryetar të Partisë Social Demokrate.
Apostoli, pasi dështoi në përpjekjen e tij për t’u përfshirë në dy koalicionet e majta, krijoi Partinë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe u pranua nga Berisha në koalicionin e djathtë. Po kështu, e çuditshme duket prania e dy partive Balli Kombëtar në koalicionin e Berishës, kjo për faktin se këto dy parti kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën, ndërsa qëndrojnë në të njëjtën sigël kaolicioni.
Megjithatë, Berisha i ka pranuar të tria partitë që përfaqësojnë shtresën e ballistëve, siç është Partia Balli Kombëtar e Adriatik Alimadhit; Partia Lëvizja e Legalitetit e Ekrem Spahiut dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat e Artur Roshit. Ndërkohë që pjesë e koalicionit është dhe partia që përfaqëson popullsinë çame dhe interesat e tyre, siç është Partia për Drejtësi dhe Integrim me kryetar Tahir Muhedinin. Nënshkrimi i marrëveshjes me PDI-në u realizua një ditë pas vizitës së kryeministrit grek në Shqipëri, Kostas Karamanlis, gjatë të cilës Berisha u shpreh se nuk ka asnjë çështje të pazgjidhur midis dy vendeve, duke anashkaluar çështjen çame. Megjithatë, që të dyja partitë janë pjesë e të njëjtin koalicion.
Aleatët
Po sigurisht që në koalicionin e djathtë nuk mund të mungojnë ato parti që janë vërtet të djathta apo të qendrës së djathtë. Pjesë e koalicionit është dhe Partia Republikane, që është cilësuar si aleatja tradicionale e PD-së, është Partia Bashkimi Liberal Demokrat e Arian Starovës, gjithashtu aleate tradicionale. Në ditët e para të fushatës Berisha nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Nikollë Lesin dhe partinë e tij të re, Lidhja Demokristiane Shqiptare. Pas ndarjes disavjeçare Berisha dhe Lesi nënshkruan bashkëpunimin në zgjedhjet e 2009-s. Por një tjetër ribashkim është ai midis Berishës dhe Neritan Cekës. Pas katër vitesh në opozitë si aleat i PS-së, Neritan Ceka rikthehet në gjirin e të djathtëve si aleat i PD-së. Po kështu dhe Partia e Agrare e Lufter Xhuvelit i qëndroi besnike koalicionit të djathtë edhe këtë herë.
23 Qershor 2009