E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha bën vetëm ftesa ambulante"

Partia Socialiste përsëriti kushtet për hyrjen e saj në Kuvend. Deputeti i kësaj partie, Saimir Tahiri, deklaroi dje se kushtet janë e drejtë kushtetuese, ndërsa ftesa e Sali Berishës që opozita të hyjë në Kuvend janë shumë larg përmbushjes se detyrimeve të tij për të siguruar transparencën e zgjedhjeve.

"Ftesa ambulante e z. Berisha ndaj Partisë Socialiste për të hyrë në Parlament nuk është aspak serioze dhe për më tepër është ende shumë larg kërkesave legjitime që Partia Socialiste dhe shumica dërrmuese e votuesve shqiptarë kërkojnë", vërejti Tahiri. Partia Socialiste i kërkoi Kryeministrit Berisha të lexojë me realizëm raportin e OSBE-ODIHR dhe të reflektojë ndaj kërkesave të saj, duke shprehur vullnetin e plotë për të lejuar transparencën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›