E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama takon kryeprokurorin e antimafies

Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama, zhvilloi dje në Romë, Itali, një takim me Kryeprokurorin e anti-mafi es, Pietro Grasso. Gjatë takimit të zhvilluar me prokurorin Grasso është diskutuar për gjetjen e metodave për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve, Prokurorisë Antimafi e dhe Prokurorisë Shqiptare. Është diskutuar gjithash-tu për çështje konkrete, që janë në hetim të përbashkët nga të dyja prokuroritë. Kryeprokurori i Antimafi es, Pietro Grasso, premtoi angazhimin për ratifi kimin nga Parlamenti italian të marrëveshjes së ekstradimit. Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimeve të përbashkëta ishte dhe ndihmesa që Prokuroria Kombëtare e Antimafi es do të japë për krijimin e bazës së të dhënave në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›