Reforma gjyqësore, opozita në Kuvend
Duke shfrytëzuar mbledhjen e KLD-së, Presidenti i Republikës tha se është e nevojshme një bashkëpunim politik për reformat gjyqësore, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të futet në Kuvend. "Jam shprehur edhe përpara se të fi llojë fushata elektorale për nevojën e prononcimit të partive politike për detyrimin qytetar mbi vazhdimin e reformave në gjyqësor, pasi sikurse dihet, reformat në gjyqësor nuk realizohen përgjithësisht me mazhoranca të thjeshta, por mbi bazën e një kohezioni më të gjerë politik, mbi bazën e votimeve të cilësuara, që kërkojnë domosdoshmërisht një numër të caktuar të deputetëve në Parlament", tha kreu i shtetit, duke shprehur nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit për çështjen e drejtësisë penale. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në kushtet e situatës së re të organikave të gjykatave krijuar me dekretin nr. 6265, datë 16.9.2009 të Presidentit të Republikës ‘Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit‘, diskutoi dhe vendosi metodologjinë e plotësimit të vendeve vakante në gjykata dhe përcaktimin e kritereve për lëvizjen e gjyqtarëve. "U vendos metodologjia e plotësimit të vendeve vakante që do të krijohen në Gjykatat e Shkallës së Parë në bazë të efekteve të dekretit, duke e vlerësuar si në përputhje me ligjin, transferimin pa pëlqim të gjy-qtarëve për efekt të nevojave të riorganizimit të sistemit gjyqësor", thuhet në njoftim. Më tej vazhdon se "përcaktimi i kritereve për lëvizjen e gjyqtarëve me procedurën e mësipërme të transferimit duke i dhënë prioritet: rritjes së cilësisë së gjykimit dhe gjykatave, emergjencave të transferimit në disa prej gjykatave kryesore për efekt të ngarkesës së punës dhe radhës së transferimit sipas kat-egorive të subjekteve në sistemin gjyqësor". Dje u miratua rregul-lorja e re e Administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po në mbledhjen e djeshme këshilli, konform kritereve dhe procedurave të parashikuara me ligj, emëroi pesë inspektorë pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pjesë e rendit të ditës ishte shpallja vakante e postit drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.