KiE: Zgjedhjet progres, por kishte edhe probleme
Zbulohet raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që përmban konkluzione dhe rekomandime për zgjedhjet e 28 qershorit. Misioni i vëzhguesve të KiE-së do të lexojë të hënën e fundit të shtatorit raportin final për zgjedhjet parlamentare. Në dokumentin që kryesuesja e partive europiane, Corien Jonker, ka përgatitur për Shqipërinë, citohet se vendi ynë ka arritur progres për mënyrën e votimit, duke shmangur incidentet, por nuk janë kursyer as kritikat për politizimin e segmenteve teknike të procesit, limitin e numrit të femrave të përfaqësuara në Kuvend dhe largimet nga puna të komisionerëve që kanë mbështetur kandidatët opozitarë ditën e zgjedhjeve. Në pikëpamjen e parë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës vlerëson zgjedhjet në Shqipëri, por kërkon maturi dhe kujdes për largimet nga puna të arsimtarëve dhe personelit mjekësor, për shkak se kanë mbështetur kandidatët opozitarë.
Këshilli i Europës do të kërkojë më 28 shtator që partitë politike në Shqipëri, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të ekzaminojnë të gjitha rastet ku dyshohet për largime nga puna mbi qëllime politike. Raporti për zgjedhjet e 28 qershorit do të lexohet ditën e hënë më 28 shtator. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri dhe i cilëson ato si një progres që u arrit si pasojë e procedurave të reja të regjistrimit dhe identifikimit të votuesve dhe të adaptimit të sistemit ligjor.
Delegacioni i 20 vëzhguesve të KiE-së në Tiranë jep nota pozitive në raportin final për qetësinë gjatë ditës së votimit dhe mirorganizimin e zgjedhjeve pa asnjë incident dhe dhunë. Sipas këtij delegacioni, ditën e votimit grupet e vëzhgimit të KiE-së i kanë dhënë notën ‘mirë‘ dhe ‘shumë mirë‘ në 93% të rasteve, ku kanë vërejtur se mes komisionerëve dhe stafit të qendrave të votimit ka pasur respekt dhe shton se forcat e policisë nuk kanë qëndruar brenda qendrave të votimit. Gjithashtu, e qetë është cilësuar edhe fushata elektorale e partive politike.
Këshilli i Europës vlerëson se të gjitha arritjet e 28 qershorit janë errësuar nga politizimi i segmenteve teknike të procesit dhe shkeljet e krijuara gjatë fushatës elektorale, të cilat kanë "shokuar" opinionin publik në procesin elektoral. Delegacioni i Këshillit të Europës shpreh gjithashtu shqetësimin dhe papajtueshmërinë për largimin nga puna të shumë mësuesve dhe personelit mjekësor, kryesisht në zonat rurale që kanë mbështetur kandidatët opozitarë. Për këtë, Asambleja Parlamentare e KiE-së fton partitë politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të ekzaminuar të gjitha rastet në fushatën elektorale. Vëzhguesit e KiE-së në raportin e tyre theksojnë se niveli i femrave të përfaqësuara në Kuvend vazhdon të jetë i limituar.
Një tjetër pikë për të cilën Shqipëria kritikohet për zgjedhjet e 28 qershorit është se megjithëse kishin kaluar dhjetë ditë nga mbyllja e votimit, qytetarët shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar nuk ishin informuar ende me rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare. Detyra që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i lë Shqipërisë është që të përmirësojë sistemin legjislativ dhe të shtojë mundësitë në administrimin e zgjedhjeve. Disa kërkesa të tjera janë përfshirja e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit në regjistrin elektoral, rregullimi i mbulimin mediatik dhe fondet publike të fushatës me partitë që nuk janë prezente në Parlament.