E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD: Kontrolle për shtyrjen e gjyqeve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pranuar propozimin e min-istrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, që të ushtrohen kontrolle të rrep-ta në disa procese të rëndësishme që zhvillohen në Gjykatën e Kri-meve të Rënda dhe në Gjykatën e Tiranës. Ndër proceset që janë kthyer në një problematikë për sistemin e drejtësisë është gjyqi i bandave kriminale të Durrësit, procesi gjyqësor për zbardhjen e masakrës së Qafë-Gjashtës dhe padyshim gjyqi kundër 29 të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka shfaqur shqetësimin se shpesh proceset zgjaten në mënyrë të pajustifi -kueshme dhe një çështje mund të trajtohet me dy standarde. Sipas tij, kjo ka sjellë që individë kriminalë të rrezikshëm mund të fi tojnë lirinë për shkak të përfun-dimit të afateve të paraburgimit. Ndërkohë një propozim intere-sant në mbledhje ishte ai i anë-tarit të KLD-së, Neshat Fana, i cili tha se proceset të zhvillohen me sloganin "gjykim i pandërprerë", që gjen zbatim në legjislacionin.

Sipas Fanës, proceset të zgjaten disa ditë me radhë. Nëse një se-ancë gjyqësore mbaron në orën 16:00, ai duhet të fi llojë në orën 8:00 të së nesërmes, me qëllim që të shmanget shtyrja e gjyqeve. "Rëndësia e një inspektimi të mundshëm u diskutua në priz-min e bashkëpunimit midis In-spektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe atij të Ministrisë së Drejtësisë, referuar veçanërisht disa proceseve penale, kohëzg-jatja e të cilave rrezikon afatet e paraburgimit, si dhe trajtimit të diferencuar të rasteve analoge nga gjykatat" thuhet në njoftimin e KLD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›