E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bojkoti i nevojshëm. PS të rezistojë"

Avokati i njohur dhe kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, tregon detajet e takimit të një dite më parë me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. I njohur si një prej figurave të njohura politike me pikëpamje të djathta, Spartak Ngjela përkrahu dje publikisht bojkotin e opozitës për Parlamentin. "E kam përkrahur bojkotin. Në rast se opozita parlamentare, e cila ka refuzuar prezencën në Parlament, e detyron gjendjen që të bjerë qeveria", shprehet Ngjela. Duke krahasuar çështjen e bojkotit aktual me atë të vitit 1997 dhe 2001, avokat Ngjela mendon se mes tyre nuk ka paralelizma. "Ajo e ‘97-s ishte më shumë inerci e pasionit se sa rezultat zgjedhor. Ja ku e ke rezultatin e Vlorës së këtij viti, që është i njëjtë me ‘97-n për PD-në", tha Ngjela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›