Berisha bind Arminian, tani firma në kontratë
Besart Berisha ka kaluar me sukses provën te skuadra Arminia Bielefeld. Klubi gjerman ishte hedhur prej kohësh në kërkim të një sulmuesi. Shqiptari nuk është i panjohur për Bundesligën, pasi ai ka luajtur me Hamburgun, nga ku më pas u transferua në Angli te Bërnli. Të skuadra angleze, Berisha pati probleme të lejes së punës dhe kjo e ka detyruar të huazohet te Rosenborg apo te Horstens. Sipas shtypit gjerman, shqiptari i ka bindur plotësisht drejtuesit e Arminias, të cilët pritet t‘i ofrojnë nënshkrimin e kontratës.