E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, edhe italianet në garë për kuqeziun

Edhe pse mendohej se transferimi i Lorik Canës te skuadra e Bundesligës gjermane, Hamburg, ishte çështje, për "Le Parisien" mesfushori deklaroi: "Hamburgun e shoh si një mundësi. Por është edhe Evertoni në Angli, ndërsa nuk më mungojnë as ofertat nga Italia". Kapiteni i Olimpik Marsejës flet pa doreza për të ardhmen, duke konfirmuar se nuk ka asnjë shans që të qëndrojë në "Velodrom": "Ka ardhur koha të largohem, por nuk mund të them me siguri të plotë se cila është skuadra ime e re".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›