Brazilianët, sot vendoset për Rapidin
Vllaznia bën përgatitjet e fundit për sfidën e të enjtes kundër njërës prej skuadrave më të titulluara të Austrisë, Rapidit të Vjenës. Sipas klubit mësohet se kuqeblutë tashmë kanë dorëzuar dokumentacionin për marrjen e vizave në ambasadën austriake. Ndërkohë, brazilianët e sapoardhur te shkodranët janë ende në pikëpyetje për aktivizimin në këtë ndeshje. Burime brenda klubit theksojnë se fati i tyre varet në duart e trajnerit Hasan Lika, nga i cili pritet të merret sot një vendim përfundimtar për dy amerikano-latinët.