E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxheri: Çani? E do Empoli, por pëlqen Palermon

Talenti shqiptar, Edgar Çani, po shkëlqen gjatë kësaj faze përgatitore me Palermon. Për këtë arsye, menaxheri i tij, avokati Oberto Petriça, thekson: "Që nga gjysma e sezonit të kaluar, Empoli interesohet për Çanin. Po ashtu, në radhë është edhe ndonjë skuadër tjetër e Serisë A, emrin e së cilës nuk mund ta them. Nëse ai vazhdon të shënojë kështu me Palermon, nuk e di se çdo të mendojnë trajneri Zenga dhe drejtori Sabatini. Ne duam që ai të qëndrojë te Palermo, por me një kusht: që të ketë më shumë hapësirë aktivizimi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›