E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet e komunës hidhen në Osum, s’ka vend depozitimi

28/11/2011  Ndotja shumë e lartë, vendorët s’kanë fonde për krijimin e një landfilldi

BERAT- Problemi i mungesës së vendeve për depozitimin e mbetjeve urbane dhe plehrave të

tjera prej vitesh ka prekur dhe komunën Poshnje në rrethin e Beratit. Kjo komunë një nga më të mëdhatë për sa i përket numrit të banorëve i depoziton mbetjet urbane në breg të lumit Osum, duke u bërë kështu dhe një nga shkaktarët kryesor për sa i përket ndotjes, ndërsa plehra të tjera së bashku me mbetje hidhen në Qafën e Sqepurit në anë të rrugës nacionale.

Ndotja

Niveli i ndotjes në breg të lumit Osum në komunën Poshnje vetëm disa kilometra larg qytetit të Beratit është shumë i lartë, ndërkohë që komuna nuk i ka fondet e mjaftueshme për vendosjen e një sheshi depozitimi, apo mundësi ndalimi për personat abuzues që kryejnë këto veprime antiligjore. Çdo ditë në dalje të fshatit Poshnje në rrethin e Beratit me mijëra ton mbetje të ngushta hidhen në dalje të fshatit Poshnje duke shkaktuar një ndotje të lartë jo vetëm për lumin Osum, por dhe për gjithë territorin të saj. Kryetari i komunës Poshnje, Meleq Lila, bënë me dije se një nga problemet kryesore të kësaj komune është mungesa e një sheshi depozitimi. Sipas tij, komuna nuk i ka mundësitë për një shesh për depozitimin e mbetjeve urbane, ndërsa nuk ka as fonde për menaxhimin e tyre, si dhe personel të mjaftueshëm dhe mjete transporti për t’i përballuar pastrimin e këtyre vendeve të ndotura. Ndërsa vlen të përmendet se janë dhe komunat e tjera të qarkut të Beratit që kanë të njëjtin hall. Një nga këto komuna është dhe komuna Velabisht ku vetë banorët e tij hedhin plehrat në dalje të fshatit ose më mirë të themi se i hedhin plehrat vetëm 200 metra larg lagjes “Muzeale” të Goricës. Por ajo që të bie në sy në ndotjen e ambientit në këtë zonë është se askush nga pushteti vendor i Bashkisë Berat dhe komunës Velabishtit nuk reagon të paktën për të ndaluar hedhjen e më tejshme të plehrave nga banorët e këtij fshati, ndërsa për pastrimin e kësaj zone edhe pse bije në sy për keq nga turistët e vendit dhe të huaj dhe të gjithë komunitetit as që bëhet fjalë fare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›