Qemal Draçini, kush ishte sekretari 16-vjeçar i Fishtës
28/11/2011 Intelektuali, i cili vdiq nën torturat e regjimit monist dhe nuk i dihet varri
SHKODER- Intelektualët e rinj shkodranë, që spikatën gjatë viteve ‘30-‘40, do të mbeten përherë pjesë e vyer e elitës intelektuale të qytetit të Shkodrës, që krahas kontributit në fushat përkatëse të tyre nuk reshtën së punuari dhe sakrifikuari duke luftuar kundër padrejtësive, për mbajtjen gjallë të dashurisë për atdheun, duke iu kundërvënë çdo regjimi që i binte ndesh ëndrrave të shqiptarëve për liri e përparim. Pjesë e kësaj elite intelektualësh është dhe Qemal Draçini 6 mars 1922-10 tetor 1947, të cilit diktatura komuniste ia mori jetën në moshë fare të re dhe në mënyrë çnjerëzore. Pavarësisht vrasjes së tij në moshën 25-vjeçare emri dhe vepra e Draçinit lanë gjurmë të pashlyeshme nëpërmjet krijimtarisë së tij cilësore, angazhimit social, politik dhe pedagogjik.
Kush ishte Qemal Draçini...
Studiuesi shkodran, Nexhmi Bushati, shprehet se Qemal Draçini ishte krijuesi dhe
studiuesi, të cilit, në tetor të vitit 1947, diktatura komuniste ia ndërpreu padrejtësisht jetën me anë të torturave mizore. Si për shumë martirë të tjerë të atij sistemi të egër e makabër edhe për Qemal Draçinin shërbëtorët e diktaturës së kuqe u kujdesën që ta linin pa varr. Duke iu referuar veprave, studiuesi Bushati komenton se profesor Draçini e parandiente se do të kishte një fat të rëndë dhe se diktatura do ta linte pa varr. Parandjenja e Draçinit vërehet qartë në një prej krijimeve të tij të shkruar në vitin 1939, pikërisht në skicën Vet-Vetes. Në këtë vepër të tijën, Qemal Draçini shkruante : “ …zemra pushoi së rrahuni, -po , por dhe ay s’jetoi ma. E varrosën në një shkreti, larg jetës e larg njerëzve”. Studiuesi Nexhmi Bushati, thekson faktin se intelekti i Qemal Draçinit do të shquhej që në moshë fare të re. Ai ishte një student i shkëlqyer i gjimnazit të Shkodrës, një shkollë kjo me emër jo vetëm në këtë qytet, por dhe në të gjithë vendin. Ishte vetëm 16 vjeç, kur krahas veprimtarive politike legale, filloi krijimtarinë letrare, cilësia e së cilës tërhoqi menjëherë vëmendjen e rretheve letrare.
Qemal Draçini, në 25 vitet e jetës së tij, paraqiti mjaft vlera si intelektual, shkrimtar, përkthyes, mësues. Sipas studiuesit Bushati, Qemal Draçini nuk ishte as 15 vjeç kur u shoqërua me Qemal Stafën e Emin Durakun. Ishte vetëm 16 vjeç kur at Gjergji Fishta do t’i propozonte vendin e sekretarit të tij. Në moshën 16 vjeç e gjysmë ai do të ishte në bankën e të akuzuarve së bashku me anëtarë të grupit komunist të Shkodrës, ku më pas u burgos në Mbreshtan. Dy vjet më vonë, pikërisht ditën kur mbaronte maturën do të burgosej përsëri nga fashistët.
Idealet e atdhedashurisë dhe ndërgjegjja demokratike e rreshtoi atë në radhën e intelektualëve përparimtarë të kohës që aspironte prosperitet e zhvillim. Pesë vjet më vonë, ai do burgosej për herë të tretë, këtë radhë nga diktatura e re komuniste e instaluar në vendin tonë. Në rininë e tij të parë, kur studionte në lice, do të karakterizohej nga dashuria për qytetin e tij të lindjes, pasioni për letrat dhe dëshira e zjarrtë për lexime. Duke iu referuar veprave, studiuesi Bushati vëren se bie në sy fakti se Qemal Draçini, ndonëse në moshe të re, përveçse në lëvrimin e prozës tregimtare dhe poezisë spikaste dhe në prozën studimore e kritikën letrare. Proza dallohet për frazën konçize dhe të saktë, të prerë, me gjykim objektiv e arsyetim racional, ku përçohen emocione të shumta.
Qemal Draçini studion në Itali, ku kthehet në vitin 1943, ndërsa në fillim të vitit 1944 arrin të botojë revistën “Fryma” së bashku me Myzafer Pipën. Më 1945 jep mësim si mësues letërsie, ekonomie politike dhe drejtësie në institutin “Donika Kastrioti” dhe në Liceun e Shkodrës. Në pranverën e vitit 1946 dhe gjatë verës të po atij viti ai punoi për tekstet e reja të letërsisë së shkollave të mesme në Ministrinë e Arsimit, së bashku me Aleksandër Xhuvanin, Skënder Luarasin dhe Sterjo Spassen.
Arrestimi dhe vrasja
Duke parë se emri i profesor Draçinit sa vinte dhe bëhej më i njohur dhe më i respektuar në elitën intelektuale shkodrane, por edhe duke njohur dhe frymën e tij kundër diktaturës, sistemi i asaj kohe e arreston pa i dhënë asnjë motivacion të qartë. Në burg e presin tortura mizore që zgjasin për një vit rresht, pasi intelektuali 25-vjeçar nuk pranoi të nënshkruante akuza të sajuara. Torturat ishin aq çnjerëzore saqë i japin fund jetës së tij. Makabriteti i sistemit komunist nuk mbaron këtu, pasi trupi i profesor Draçinit do të hidhet diku në fshehtësi duke humbur çdo gjurmë të varrit të tij. Me ardhjen e demokracisë, familjarët e tij u përpoqën të gjenin ndonjë gjurmë për varrin profesor Draçinit, por ende sot, pas 64 vitesh nga vrasja e tij në burgjet e tmerrshme të sigurimit të shtetit, nuk ka akoma një vend ku të afërmit dhe miqtë e tij, t’i vendosën një buqetë me lule në shenjë respekti për njeriun e tyre të zemrës,për intelektualin që sakrifikoi jetën e tij të re duke iu kundërvënë padrejtësive. Studiuesi Bushati shprehet se kontradiktat me regjimet e ndryshme Draçini i kishte për shkak të urrejtjes që kishte ndaj tiranisë mizore, fanatizmit politik e ideologjik, mashtrimin e errësirën, ndërkohë që dashuronte lirinë shpirtërore, respektin e dinjitetin njerëzor.
Vepra e Draçinit
Një pjesë e veprës së tij u dogj e asgjësua nga diktatura, ndërsa familja e tij mundi të shpëtonte fare pak pjesë të kësaj vepre. Studiuesi Bushati nënvizon faktin se krijimtaria e mbetur në dorëshkrim, së bashku me krejt arkivin e Qemal Draçinit u ruajt për 50 vite në fshehtësi të madhe në sajë të përkushtimit të të vëllait, “Mësuesit të Popullit” Enver Draçini. Libri “Era” i botuar me 1995 përmban një pjesë të krijimtarisë së Qemal Draçinit. Pjesë e arkivit të ruajtur nga familjarët e Qemal Draçinit janë dhe “Ditarët”, shtatë fletore. Studiuesi Bushati ka bërë një studim të hollësishëm të këtyre ditarëve ku shpalosen mjaft qartë vlerat Qemal Draçinit si intelektual i kompletuar dhe si shkrimtar. Gjatë studimit të këtyre ditarëve Bushati vëren se fletorja e parë fillon më 14 maj 1939, një ditë pasi ka dalë nga burgu i Mbreshtanit, kurse ditari i fundit, një bllok i vogël shënimesh, fillon më 10 shtator 1945 dhe nuk vazhdon përtej datës 1 maj 1946, tre-katër muaj para arrestimit.
Ditarët e një të riu...
Duke bërë një përshkrim të ditarëve, studiuesi Bushati vëren se Qemal Draçini e ka vendosur në ballinën e fletores numër 1, titulluar “Ditar i tinëzive të mija e të Rinis s’ime” një citat në frëngjisht “Se confessant – on croit alleger son douleur”
(Duke u rrëfyer, njeriu beson se lehtëson vuajtjet e veta). Në fletoren numër 2, krahas citatit të mësipërm, autori e ka zgjeruar “kushtimin” në këtë trajtë: “Ditar i tinëzive të mija – Pasqyrë ku u feksue drita e shpirtit tim të ri – Shok i padam, që m’u gjete përore ndër derte e travajë të mija; - Gjithçka ndër këto radhë shfryeshëm unë shkrova, besimi e uzdatja e jote mue ma frymëzuene! Ty, unë t’u çila, siç hap zemrën besimtari mkatnuer para Rrfimit të Kobit të Kryem – Përse edhe unë mkatnova, - përse bana nji faj që, - oh! – kurrë s’falet: Jam mkatnuer!...”
Bushati shprehet se kështu zë fill “seriali” i shtatë ditarëve të Qemal Draçinit, i cili na informon edhe se dy ditarë të mëparshëm janë djegur nga ai vetë si masë paraprake për të zhdukur prova të mundshme akuze në raste bastisjeje apo arrestimi nga ana e xhandarmërisë, pasi ishte në pritmëni arrestimi për veprimtarinë e vet ilegale. Nga vetë pohimi i mësipërm kuptohet se “seriali” të ketë zënë fill që kur autori ishte një adoleshent 15-16-vjeçar. Kufiza “serial” është fare e rastit, “e gjetur” dhe përdorur këtu vetëm në kontekstin e vazhdimësisë së thjeshtë nga njëra fletore ditari tek tjetra: midis tyre nuk ka asnjë ndarje sipas viteve, sipas tematikës apo ndonjë kriteri tjetër. Kurdo mund të emërtohet edhe në numrin njëjës, “Ditari”, pasi, i njajti - autori, e njajta - përmbajtja. Sipas Bushatit, shpërndarja ndër shtatë fletore duhet të jetë e lidhur dhe me kushtet kur janë mbajtur shënimet: vite lufte, vite pasigurie, tundime autocensure. Fletoret e shkëputura, mesatarisht prej 150-190 faqesh paraqisnin lehtësi manovrimi, kur Qemali zhvendosej ose kishte sinjalizime të caktuara. Për fat të mirë ato kishin kapakë të fortë dhe shumica i qëndruan, pak a shumë, kohës; bën përjashtim numri 7: një bllok fare i vogël, ku janë shfrytëzuar vetëm 16 faqe. Në tërësi bëhet fjalë për rreth 930 faqe. Arrestimi i papritur i Qemalit bëri që materiali të mbeste i pasistemuar siç duhej. Familjarët arritën ta fshihnin për 50 vite, por lagështira dhe koha kishin sjellë dëmtimet e rastit: shumë fletë ishin grisur, boja e shkrimit ishte çngjyrosur, duke vështirësuar kështu leximin. Falë përkushtimit dhe këmbënguljes së të vëllait, ditarët, krahas tërë materialit – krijimtari në dorëshkrim, epistolar, shënime etj. - u sistemuan jo vetëm duke bërë bashkimin e fletëve, por edhe duke ua vënë numrin sipas renditjes, diçka që i vlen shumë çdo studiuesi. Aty ku ka qenë e nevojshme, “Duke u rrëfyer, njeriu beson se lehtëson vuajtjet e veta” çdo datë është shoqëruar dhe me shënime plotësuese ose të veçanta për të dalluar pjesët më me interes e më me vlerë, në rastin e një botimi të mundshëm, të cilin ai e ëndërronte me tërë shpirt. Gjithashtu, vetë fletoreve, ua janë vënë në ballinë numrat e duhur, nga 1-shi deri te 7-a, shoqëruar me datën e fillimit dhe atë të fundit, në të cilën janë mbajtur shënimet; një plotësim i tillë i vlen çdo të interesuari për t’u orientuar drejt gjatë leximit të materialit.
Për hir të saktësisë së informimit, duhet vënë në dukje dhe përdorimi nga vetë i ndjeri, Enveri, i kapëseve metalike të zakonshme në tre raste. Te fletorja nr. 4, mes fq. 121-125, është bashkangjitur një fletë-format ku, vetë ky, ka përkthyer nga frëngjishtja tekstin e datës 14 maj 1942. Me kapësen e dytë janë fiksuar 6 faqe shkrimi, shkruar italisht nga vetë Qemali, titulluar: “Pagine di diario – Confessions” dhe mbyllet me shënimin: “Firenze- Principio di dicembre, 1941- Mezzanotte”.
Në rastin e tretë kapësja është përdorur për të bashkangjitur një shkrim dyfaqesh, në shqip, shkruar në Milano më 31 mars 1941, kushtuar ndarjes përfundimtare me bionden gjermane, Marijen. Fletorja nr. 5 përmban një letër të gjatë, në italisht, që fillon më 8 tetor 1943 e vazhdon, me një ndërprerje të shkurtër, deri më 10 nëntor të atij viti. Është shfrytëzuar ditari, sepse për arsye lufte nuk funksiononte posta: përmes kujtimesh të karakterit konfesional, autori ka bërë dhe një analizë të gjatë psikologjike plot reflektime interesante, veçanërisht mbi vdekjen. Nuk mungon dhe këtu një fletë e kopsitur që përmban një fragment të shkëputur, shkruar shqip nga Qemali ku, përmes 20 radhëve, shprehet shqetësimi i tij për shpirtin që i vuan pse bota s’e kupton ose, në anë tjetër, as ai vetë s’e kupton atë.
Te fletorja nr. 6 të tërheq vëmendjen përpjekja serioze e vëllait të Qemalit për të përkthyer pjesë nga tekstet ose vargjet në italisht ose në frëngjisht: përkthimi është bërë në marzhin e fletëve, pranë e pranë tekstit origjinal ose në një fletë-format bashkangjitur, mbushur cep më cep, me shkrimin e pasigurt të dorës së vet që i dridhej nga sëmundja tinëzare, e cila s’do të vononte ta mposhte plotësisht. Ditari i fundit ndryshon nga homologët e vet: jo më një fletore, por një bllok i përmasave të vogla e pa kapakë, i cili, që në faqen e parë, bart këtë shënim të vetë autorit, në frëngjisht:
“Journal intime – notes et pages d’une vie inconnue;Scutari, le 10 Septembre 1945 “(“Ditar intim – shënime e faqe të një jete të panjohur” – sh.ynë), shoqëruar me citatin e vënë në krye.: On se confessant,on croit alleger sa douleur”. Janë vetë këto shprehje në frëngjisht, ashtu si ato të sa e sa rasteve të mëparshme, që dëshmojnë preferencën e dukshme të autorit për gjuhët e huaja, veçanërisht për italishten e pastaj frëngjishten, pa harruar mjaft citate në gjermanisht. Gjuha e shifrave e konkretizon më së miri këtë dukuri, veçanërisht nga fletorja nr. 4 e tej.
Sipas fletoreve, raporti në mes faqeve në shqip dhe atyre në gjuhët e mësipërme, paraqitet si vijon: nr. 4(107:64), nr. 5(144:78), nr. 6(152:144) dhe nr. 7(6:17).
Në vitin 1992 nderohet me titullin “Martir i Demokracisë”.
Në vitin 2008, Këshilli Bashkiak i Shkodrës vlerëson Qemal Draçinin me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Martirit të Demokracisë" intelektualit, krijuesit, studiuesit, mësuesit të devotshëm, që sakrifikoi rininë dhe jetën për të mbajtur gjallë ndërgjegjen demokratike dhe idealet e shenjta të atdhedashurisë”.