Pas Gërdecit të largohet Berisha jo ministrat
Autori i Lajmit: red.
Partia Sociademokrate kërkon largimin e Kryeministrit Sali Berisha. Sipas deputetes të PSD-së, Diana Çuli ndryshimet në Qeveri nuk mund ta mbulojnë as ta shpëtojnë krizën ekonomike dhe sociale që ka pllakosur vendin. Sipas saj këto ndryshime nuk do të bëjnë dot të harrohet tragjedia e rëndë e Gërdecit, banorëve të cilit, kjo Qeveri e deritanishme nuk arriti t u jepte as dëmshpërblimin. Çuli tha se kjo Qeveri nuk do të mund të përmirësojë as jetën e minatorëve, jetimëve, biznesit apo të njerëzve që duan të lëvizin lirshëm. “Këto ndryshime vërtetojnë edhe një herë atë që PSD ka përsëritur shumë herë, se për Qeveritë nuk ka mandate, se është Qeveria ajo që është nën kontroll dhe nën verifikim dhe jo e kundërta. Pas krizës së rëndë ekonomike dhe krizës së besimit që ka pushtuar shoqërinë tonë, se mbas krimit shtetëror në Gërdec, kryesorja nuk janë ndryshimet e ministrave, por largimi i vetë kryeministrit”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008