E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dhunon bashkëshorti, detyrohet të vijë në Tiranë për denoncim

Autori i Lajmit: red.
Një 23-vjeçare ka denoncuar dje burrin e saj pasi e dhunonte. Viktimës i është dashur të udhëtojë nga Librazhdi deri në Tiranë, pasi në komisariatin e policisë, i cili përfshinte zonën ku 23-vjeçarja jetonte nuk kanë pranuar të regjistrojnë kallëzimin e saj. Me shenja të shumta në fytyrë dhe në të gjithë trupin Majlinda Gjini, nënë e një vajzë 4 vjeçe ka hyrë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të bërë kallëzimin. Pas marrjes së dëshmisë së 23-vjeçares së dhunuar, 23-vjeçaren e ka marrë në mbrojtje Sektori i Mbrojtjes së të Miturve dhe Grave. Ndërkohë që burime nga policia e kryeqytetit pohojnë se deri tani janë marrë në mbrojtje gra të dhunuara. Gjithashtu pak ditë më parë kreu i Policisë së Shtetit pohoi se dhuna në familje mbetet pika më e dobët e policisë dhe më e vështirë për t u parandaluar.

Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›