Zjarri rrezikon banorët e një pallati
Autori i Lajmit: red.
Zjarri ka rrezikuar më shumë se 50 banorë të një pallati në rrugën e Kavajës, kur nga një garazh i ndodhur në katin e parë të ndërtesës flakët janë ngjitur për më lart. Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 09:00. Për shkak të bllokimit të rrugëve zjarrëfikësit kanë mbërritur me 20 minuta vonesë, por pas dy orësh në luftë me flakët kanë mundur t i vënë nën kontroll ato. Më të rrezikuar nga flakët kanë qenë dy qytetarë, një djalë i vogël 7 vjeç që forcat speciale RENEA, e kanë nxjerrë me litar nga kati i 7, ku ishte bllokuar. Ndërkohë që një grua, 50-vjeçare është dërguar në urgjencë që të marrë ndihmën e parë. Por, gjatë largimit nga flakët shumë banorë kanë pësuar dëmtime, të lehta, kryesish në ndrydhje këmbësh dhe lëndime të tjera të lehta në krahë. Të gjithë të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Qendror Universitar “Nënë Tereza”, ku janë vënë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas tyre, gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme dhe pa probleme. Rreth orës 09:30 Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë që ka njoftuar se në një pallat 15 katësh në rrugën e Kavajës, ka rrjedhje të valvulave të gazit dhe për këtë arsye ka rënë zjarr. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur forca të shumta policore, efektivët zjarrëfikëse si dhe ato të emergjencave. Të parët në kanë shkuar forcat e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë. Nga ato është bërë menjëherë kufizimi i vendit të ngjarjes dhe marrja e masave të sigurisë, të gjithë zonës. Gjatë kësaj kohe, për shkak të flakëve të rëna, është bërë evakuimi i të gjithë banorëve në pallat për nxjerrjen nga banesat e tyre. Banorët janë nxjerrë nga disa rrugë dhe janë shfrytëzuar tarracat dhe ballkonet, duke i ulur me litar. Pasi janë ulur në tokë, personat e lënduar janë dërguar me ambulanca për në spital, ku u është dhënë ndihma e parë. Burimet spitalore thanë se të gjithë të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar për në banesat e tyre. Nga rënia e zjarrit nuk ka njerëz të tjerë dëmtuar apo të lënduar, por vetëm dëme materiale, që kanë qenë të konsiderueshme. Sipas policisë së kryeqytetit kanë lokalizuar zjarrin së bashku me zjarrfikësit si dhe shërbimet e emergjencës. Lufta me flakët ka zgjatur për më shumë se dy orë dhe janë shuar plotësisht. Ndërkohë që më pas janë marrë të gjitha masat që zjarri të mbahej nën kontroll. Policia ka bërë të ditur se nga hetimet mendohet se shkak i rënies së zjarrit, është një difekt i një gjeneratori për kondicioner qendror, i vendosur në bodrumet e këtij pallati. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Tiranës, për shkak se vatra e zjarrit ndodhej në një zonë të mbipopulluar dhe rrezikohej përhapja e tij. Ndëkrohë që grupi hetimor, ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e rënies së flakëve në këtë pallat, në krah të kishës ortodokse. Ekspertët janë duke punuar për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave e shkakun e rënies së zjarrit. Në pyetje janë marrë disa persona, që janë stafi teknik i firmës që ka në pronësi pallatin “Termo Impianti Shpk”.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008