Krimet, arrest në burg trafikantit të 15 kg heroine
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje masën e sigurisë për të arrestuarin e pak ditëve më parë, me 15 kilogramë heroinë. Në seancën e djeshme gjykata ka vendosur arrest me burg për Lutfi Shabanin, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij. Vetë i arrestuari nuk ka pranuar të flasë dhe ka lënë avokatin e tij, i cili ka kërkuar një masë sigurie më të lehtë. Por, prokurori e ka kundërshtuar këtë kërkesë, nisur nga rrezikshëmria e veprës penale dhe sasia e madhe e heroinës me të cilën është kapur Shabani. Lufti Shabani, i dënuar vetëm një vit më parë si pjesëtar i grupit “Identikit” u arrestua në datën 24 korrik, në mbrëmje në autostradën mes Kavajës dhe Durrësit me 15 kilogramë heroinë në bagazhin e makinës së tij. Sipas Policisë së Shtetit, ai ishte duke udhëtuar me një automjet tip BMË me targa DR 35 45 E, kur është ndaluar nga policia, në afërsi të Golemit. Kontrolli në makinën e tij nuk e ka lodhur shumë policinë. 30 pakot me heroinë, të mbështjella me letër natribani ishin fshehur në bagazh dhe kaq ka mjaftuar për të shtrënguar prangat në duart e të njohurit si Ben Çami, ortak në trafik me Emiljano Shullazin.
Identifikimi i drejtuesit të makinës me drogë e ka habitur jo pak policinë që mori pjesë në operacionin e mbrëmshëm në Golem. Sipas llogarive, Lutfi Shabani duhej të ishte në qeli, pasi u dënua më 28 maj të vitit 2007 me dy vjet burg për akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Por ka kaluar pak më shumë se 1 vit pas këtij dënimi dhe Shabani u kap me 15 kg heroinë, në operacionin e koduar “Autostrada”.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008