E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, deputeti i parë që betohet

 

Në fillim të seancës parlamentare ka nisur leximi i raportit nga ana e komisionit të Verifikimit të Mandateve të deputetëve. Drejtuesi i përkohshëm i saj, demokrati Jemin Gjana i cilësoi si të rregullta të gjitha mandatet e 140 deputetëve. I pari që u betua ishte kryeministri Sali Berisha. Formula e betimit ishte: “Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të përpiqem me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›