E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marku: Bojkoti,vetëm për zgjedhjet brenda PS

 

Deputeti i Partisë Dem-okratike, Mark Marku tha dje se bojkoti i opozitës dhe kushtet e Partisë Socialiste për hyrjen në Parlament konsiderohen si një alibi, që kryetari socialist Rama do të përdorë deri në rizgjedhjen e tij në procesin elektoral që do të mbahet në 26 shtator. “Qëndrimi i Partisë Socialiste ka të bëjë më tepër me kongresin e PS, me zgjedhjen e kryetarit të PS. Ndoshta deri në atë fazë bojkoti do të zgjasë pasi Edi Rama e ka ngritur fabulën e tij postelektorale mbi manipulimin e zgjedhjeve dhe mbi faktin që nuk ka humbur”, theksoi Marku. Sipas deputetit demokrat “për këtë arsye nuk do të largohet nga PS. Ai po përdor praktikisht parlamentin, mungesën e grupit të tij parlamentar në parlament për të justifikuar tezën e tij se janë manipuluar zgjedhjet dhe për këtë arsye nuk do të japë dorëheqje”. Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe deputeti Tritan Shehu, sipas të cilit bojkoti i Parlamentit nga opozita, që në fillim të legjislaturës, do të dëmtojë imazhin e vendit, kur pritet përgjigje për shqyrtimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat ne BE dhe liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›