E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafi i Kuvendit, banderolë urimi 5 metra

 

Një banderolë prej 5 metrash ku shkruhej: “Suksese, suksese, vetëm suksese”, i vendosur nga stafi në hyrje të Vilës 31 ngriti siparin e festës surprizës për rizgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. I gjithë stafi me fishekzjarrë të vegjël dhe një seri fishekzjarrësh në qiell, nën tingujt e këngës “Jozefinë” të Chris Rea ishin surprizat që befasuan dhe kalimtarët e rastit në zonën e bllokut. Një tortë gjigante me simbolikën e Kuvendit të Shqipërisë e gjitha në të bardhë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Të ftuar në këtë eveniment ishin pjesëtarë të stafit të Kuvendit, deputetë, miq të kryetares, zonja nga gjithë Shqipëria që u bënë pjesë e fushatave të saj sociale, si edhe të rinj që e mbështetën në fushatën elektorale në qarkun e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›