Berisha dhe Basha në tribunën e “Champs Elysees”
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ngjiten në tribunën presidenciale në paradën ushtarake më madhështore në historinë e Francës. Bëhet fjalë për festën kombëtare të popullit francez e cila u zhvillua dje në “Champs Elysees”, në prani të dhjetëra mijëra spektatorëve dhe gazetarëve nga e gjithë bota. Në këtë paradë morën pjesë kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilët ishin të ftuar nga Presidenti Sarkozi në samitin e Bashkimit Mesdhetar, të zhvilluar dje në Paris. Në paradë parakaluan forcat e ushtrisë franceze dhe ajo u mbyll me forcat parashutiste, të cilat u ulën mbi “Champs Elysees”, duke shpalosur flamujt e Francës, BE-së dhe OKB-së. Pas përfundimit të paradës, të gjithë kryetarët e shteteve dhe qeverive, bashkë me bashkëshortet e tyre, ishin të ftuar të Presidentit Sarkozi dhe zonjës së tij, Karla Bruni Sarkozi në pritjen dhe në drekën e shtruar për nder të tyre, në rezidencën “Martinji”. Kryeministri Berisha gjatë drekës zhvilloi mjaft takime dhe biseda të ngrohta dhe miqësore me të ftuarit, ku shfrytëzoi rastin për të falënderuar Presidentin francez Sarkozi për ftesën për të marrë pjesë në samit dhe në festën e Francës, si dhe ta përgëzonte atë për suksesin dhe rezultatet e samitit për Bashkimin e Mesdheut. Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj.Liri Berisha, ishin të ftuar specialë të Presidentit të Francës z.Nikolas Sarkozi në darkën presidenciale, të shtruar mbrëmjen e së dielës për nder të kryetarëve të delegacioneve pjesëmarrës në samitin e Parisit, në Grand Palais, në Paris. Gjatë darkës, Kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi me Presidentin Sarkozi dhe zonjën e Tij, Karla Bruni Sarkozi. Kryeministri Berisha, gjatë darkës, pati takime të veçanta dhe me shumë personalitete të tjera të larta, si Kancelarja gjermane Anxhela Merkel, ministrin e Kryeministri i Britanisë së Madhe z.Gordon Broun, me Presidentin e Egjiptit z. Mohamed Hosni Mubarak, me Kryeministrin e Italisë z. Silvio Berluskoni, me Presidentin e Komisionit Evropian z.Hose Manuel Barroso, me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë z.Franc Jozef Jung me Kryeministrin e Spanjës z. Hose Luis Rodríguez Zapatero, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara z.Ban Ki Mun, Kryeministrin e Greqisë z.Kostas Karamanlis, Kryeministrin e Danimarkës z.Anders Fog Rasmusen, Kryeministrin e Hungarisë z. Ferenc Gjurshani, Kryeministrin e Turqisë z. Rexhep Taip Erdogan, Kancelarin e Austrisë z.Alfred Gusenbauer, Kryeministrin e Sllovenisë z.Janez Jansa, Presidentin e Kroacisë z. Stipe Mesiç, Kryeministrin e Suedisë z. Fredrik Rajnfeld, Kryeministrin e Maltës z.Laurenc Gonzi, Mbretëreshën e Katarit znj.Kithira Johnson etj. Diskutimet e Kryeministrit Berisha me të ftuarit u përqendrua në marrjen e ftesës nga Shqipëria për anëtarësim në NATO, si dhe hapat që po ndërmerr Shqipëria për të bërë pjesë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Të pranishmit i shprehën Kryeministrit Berisha përshtypjet e tyre pozitive për sukseset e zhvillimit të Shqipërisë në shumë fusha, si dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë korrupsionin dhe krimin.
Ndoka takon ish-të përndjekurit politikë
Kryetari i PDK-së, z. Nard Ndoka, u takua dje me përfaqësues të shoqatave ish-të dënuarve politikë. Gjatë këtij takimi u diskutua për tema të rëndësishme, që kanë të bëjnë jo vetëm me integrimin e kësaj shtrese. Kreu i PDK-së theksoi se Shqipëria ende nuk ka një distancim të qartë nga diktatura (edhe pse po bëhen njëzet vjet nga përmbysja e saj), nuk ka një dënim publik dhe ligjor të krimeve të komunizmit. Ndoka bëri të ditur se strukturat e krimit të diktaturës komuniste dhe eksponentë të rëndësishëm të saj, u infiltruan në proceset demokratike, duke e penguar dhe dëmtuar rëndë të ardhmen demokratike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Kreu i PDK-së shtoi se ish-spiunë apo eksponentë të lartë të strukturave të diktaturës, kanë ndjekur të njëjtën politikë përjashtuese ndaj shtresës së ish-të përndjekurve politikë dhe ndaj të gjithë atyre politikanëve, intelektualëve dhe individëve që investuan energjitë e tyre për ndërtimin e një demokracie të shëndetshme, të një shteti normal, të një shoqërie që bazohet te vlerat kombëtare dhe evropiane. Ndoka pohoi se Shqipëria ka nevojë për një ligj që të dënojë qartësisht krimet e komunizmit dhe që mundëson një ndarje të prerë dhe të qartë të Shqipërisë me të kaluarën.