Berisha dhe Gjukanoviç përurojnë doganën në Murriqan-Sukobinë
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha dhe homologu malazez, Milo Gjukanoviç, përuruan pikën e përbashkët të kalimit kufitar Murriqan-Sukobinë, e ndërtuar me një fond prej 1.1 milion euro të Komisionit Evropian (KE). Kjo është pika e parë kufitare e kësaj natyre në Ballkanin Perëndimor, pjesë e rrjetit prej 12 pikave kufitare që do të ndërtohen në Shqipëri dhe vendet e saj fqinje, falë financimit të KE-së prej 5.4 milionë euro. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin edhe ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, dhe homologu i tij në Malin e Zi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra të qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze dhe autoritete vendore të Shkodrës dhe Ulqinit. Berisha shprehu mirënjohjen për Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për realizimin e këtij projekti, që është një nga dhjetëra projektet që zbatohen në Shqipëri dhe Mal të Zi me ndihmën bujare të taksapaguesve evropianë. Kryeministri e konsideroi realizimin e këtij projekti edhe si simbol të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi. “Kurrë në histori nuk kemi punuar kaq mirë dhe kaq shumë bashkërisht, për lidhjet midis dy vendeve tona. Ne jemi vende të vogla dhe, me shpejtësi, duhet të rrafshojmë kufijtë, për të zgjeruar hapësirat tona për turistët dhe tregun, në interesin më të mirë të qytetarëve tanë”,- tha Kryeministri. Më tej kreu i qeverisë theksoi: “Ky projekt është simbol i bashkëpunimi të shkëlqyer midis dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe një lehtësi e madhe për funksionimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të çdo shteti, të doganave. Këtu, së shpejti, do të nisim ndërtimin e një autostrade të re që lidh Velipojën me Ulqinin”,- tha Kryeministri. Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryeministri Berisha tha se dy qeveritë po nxisin zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke krijuar edhe infrastrukturën e nevojshme për këtë qëllim.
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009