E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-1961: Shqipëria aneks i komunizmit edhe pas 25 vitesh

Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Murrey Marder, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”

23 korrik 1961 - “Kur unë shkrova librin “Brenda Evropës” një çerek shekulli më parë, e nisa me Gjermaninë, sepse Gjermania ishte zemra e zjarrtë e Evropës, çelësi i gjithçkaje. Dhe vazhdon të jetë edhe sot”. Duke derdhur djersë mbi këtë qëllim, John Gunther, provoi se ato 25 vite të kaluara në shtetet e tensionuara, burrat dhe ngjarjet brenda kopertinës së fortë, nuk e kanë errësuar syrin e tij të reporterit, gjithashtu as ndjenjën e autorit për tregtueshmërinë. Kështu, si në zinxhirin e pafund të librave më të shitur, ky libër është ende i pashkundur nga vrulli gazetaresk i fillestarit dhe kuptueshmëria e veteranit së bashku me kuriozitetin e enciklopedistit. E gjitha e përmbledhur për t iu përshtatur dietës së lexuesve të paduruar dhe e shërbyer me kafshata të nxehta, të prera dhe ushqyese. Gjatë këtij çerek shekulli të eksplorimeve të Guntherit, globi është transformuar nga një botë në të cilën pak vende ishin të “rëndësishme” dhe të gjitha të tjerat ishin misterioze, brenda një bote ku të gjitha vendet tashmë janë të rëndësishme, edhe pse për superfuqitë këto vende vazhdojnë të shpërfillen. Udhëheqësit e këtyre shteteve, nuk kërkohen më nga gazetarët e guximshëm. Tashmë, ata vijnë në dhomën tënde të ndenjes përmes televizorit, ose ju i shikoni autokolonat e eskortave të tyre të ecin përmes Uashingtonit, Nju-Delhit apo Londrës. Ngjarjet që shqetësojnë njerëzit e tyre në tryezën e mëngjesit shpesh janë të njëjtat që të shqetësojnë ty, apo duhet të të shqetësojnë. Këto janë dallimet, që kanë shumë gjasa të përfshihen më shpejt me lexuesin e moshës së mesme apo atë më të vjetër, të cilët kanë udhëtuar Evropën së bashku me Guntherin në volumin e tij të parë të serive informative dhe të cilët edhe tani, e rivizitojnë kontinentin me të njëjtin udhërrëfyes. Specialiteti i Guntherit janë njerëzit, të cilët janë forcë lëvizëse dhe përkundës të historisë. Por ende kapitulli më i mirë i librit të tij është, pa dyshim, parathënia e tij, ku ai shikon në të gjithë spektrumin e ndryshimeve tek njerëzit, gjendjet shpirtërore, idetë, shpresat dhe frikën. Dallimi më i goditur i të gjitha këtyre ndryshimeve mes Evropës së 1936-ës dhe asaj të vitit 1961 është se një luftë e përgjithshme në të ardhmen e afërt, nuk ka gjasa të ndodhë. Edhe pse një kundërshtar kaq i vendosur i Bashkimit Sovjetik si kancelari Adenauer, do t u thotë se zoti Hrushov, tani për tani nuk ka qëllim që të hapë luftë. Por në vitin 1936, kushdo që kishte një miligram zgjuarsi, e dinte se Hitleri ishte gati në mënyrë të pashmangshme për të bërë luftë… “Sot, nuk ekziston asnjë kërcënim ekuivalent. Zoti Hrushov është një burrë jashtëzakonisht i ashpër, i vrazhdë dhe i papëlqyeshëm, i aftë të humbasë logjikën, por që nuk është kurrsesi i çmendur... “Hitleri kërkonte me çdo kusht një betejë, madje dhe në Mynih. Hrushovi është i llastuar, por është për gjakra të ulura, sigurisht sipas kushteve të tij”. Evropa që Guntheri tashmë shikon, është e mbushur me marrëdhënie, të cilat ishin të papërfytyrueshme një brez më parë. Sovjetikët dominuan territorin që zgjatej deri në Evropën Perëndimore sa Danubi dhe Elba së bashku. Diçka e tillë rreth 115 milionë njerëz, humbën lirinë e tyre. Kapitullimi i Francës dhe Gjermanisë, revolucionarizoi perspektivën e jashtme të Evropës së vrullshme Perëndimore me institucionet e gjithanshëm të komunitetit evropian. Fuqitë perandorake evropiane kanë humbur shumicën e fuqisë së tyre të madhe të varësisë koloniale. Portugalia, në mënyrë ironike posedon pjesën më të madhe të mbetur të territoreve të perandorisë koloniale. Guntheri, duket prerazi shumë i ashpër me udhëheqësit dhe veçanërisht atyre të vjetërve. “Këmbëngulësi” i Gjermanisë Perëndimore, Konrad Adenauer, “duket i pashkatërrueshëm. De Goli, nuk përmendet në librin “Brenda Evropës”, sepse ishte relativisht një kolonel i errët francez, që sot simbolizon Francën. Harold Mekmillani i Britanisë, atëherë një drejtues i padalluar banke në “House of Commons”, sot është një burrë shteti veteran i moshuar. Brenda dekadës së ardhshme, ndoshta dhe më herët, këta liderë evropianë së bashku me Hrushovin, Titon, Frankon dhe të tjerët, me shumë mundësi do t i nënshtrohen ciklit të pashmangshëm të zëvendësimit të tyre në çdo vend të rëndësishëm evropian, me një grup të paparashikueshëm që do t i pasojë. Shumë kohë përpara krizës së Berlinit, gazetari shkrimtar parashikon rënien ose shpërthimin, për të cilën Guntheri jep një përmbledhje të shkëlqyer të faktorëve fizikë, politikë dhe psikologjikë të çështjes. Për lexuesin e përgjithshëm, ekziston vlera e vërtetë tipike e Guntherit dhe ndjenja e ngjeshur në këtë libër. Çdokush që tenton të ngutet të kalojë të gjithë Evropën, që nga Shqipëria (një lloj aneksi i komunizmit) deri në Finlandë në një libër me madhësi mesatare, që prek duke kaluar gjithçka: nga marrëdhëniet sovjeto-kineze deri tek një shpjegim për institucionin britanik, ka shumë të ngjarë që ndonjëherë t i bëjë specialistët të zmbrapsen. Guntheri e bën këtë në vende të veçanta, veçanërisht në çështje komplekse. Por askush tjetër nuk ka arritur t i afrohet në atë mënyrë që ai e përqafon.
“Brenda Evropës”, nga John Gunther
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›