Çfarë do të bëjnë me plehrat Berisha dhe Rama
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Duke e mbyllur Shqipërinë nga bota e jashtme, udhëheqësit e saj mbajtën një vijë të pafund bregdetare larg zhvillimit. Por ende plehrat dhe ujërat e zeza të shkaktuara nga konsumatori dhe shpërthimi i ndërtimeve, kryesisht pas periudhës së komunizmit, rrezikojnë bukurinë e virgjër që mund të ushqejë rritjen e ardhshme ekonomike përmes turizmit. Kandidatët drejtues të zgjedhjeve kombëtare të 28 Qershorit, kryeministri Sali Berisha dhe rivali i tij socialist, Edi Rama, të dy së bashku thonë se ata do të përballen me këto probleme, nëse shpallen fitues. Shqipëria ishte vendi më i varfër dhe i izoluar nën regjimin komunist dhe njerëzit e saj konsumonin shumë pak. Hapja e saj me botën e jashtme në vitet 1990 u solli konsumatorëve mallra të paketuara që lanë pas një grumbull të tërë plehrash në të gjithë vendin. “Ky është me të vërtetë një realitet shqetësues. Është një realitet i ri i një shoqërie konsumatore”, - tha Edi Rama, udhëheqësi socialist dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili shpreson të bëhet Kryeministri i ardhshëm shqiptar. “Është një prioritet absolut pastrimi i vendit nga plehrat, veçanërisht i zonave ku turizmi është jashtëzakonisht jashtë kontrollit, veçanërisht në zonat bregdetare”. Një vizitor në Shqipëri, ndeshet shpesh me pirgje të vogla rastësore plehrash anash rrugës, dhe sasira më të mëdha mbetjesh inerte, këto të hedhura në lumenj. Në disa vende, shishet plastike grumbullohen në lumenj apo përgjatë bregut, edhe pse shumë nga plazhet apo malet mbeten ende të izoluar dhe pacenuar. Turizmi e ka ndihmuar Shqipërinë të shijojë rritjen e fuqishme të ekonomisë me më shumë se 5 për qind, por një vit nga fundi i një dekade, ndërsa kriza globale gjendet më afër se kurrë, zyrtarët ndërkombëtarë parashikojnë se Prodhimi i saj i Brendshëm do të ndalet në vitin 2009. Të tjera vende të Ballkanit kanë probleme me plehrat dhe ujërat e zeza, por ndryshimi me bukurinë madhështore të maleve dhe detit me pirgjet e plehrave moderne është veçanërisht e zymtë në Shqipëri. I pyetur për të përshkruar situatën e plehrave në vendin e tij, kryeministri Sali Berisha, politikani më dominues që prej rënies së komunizmit në vitin 1991, u përgjigj: “Keq”. “Shumë shpejt ne do të na duhet të hartojmë një strategji të re. Përfundimisht një Shqipëri e pastër është prioritet kryesor. Ne jemi duke ndërtuar landfille në çdo qark, por unë nuk jam i bindur se kjo është zgjidhja përfundimtare. Disa zyrtarë theksojnë se kohët e fundit është bërë progres, përfshirë dhe grupet e reja të të rinjve që pastrojnë bregdetin gjatë fundjavave, mes përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së tyre. Të tjerë thonë se njerëzit edhe në vendet më të zhvilluara si në Shtetet e Bashkuara, dikur kanë ndërmarrë fushata të jashtëzakonshme sensibilizimi për të zgjidhur problemin.
Problemet e mjedisit
Nëse plehrat janë një problem i qartë, çështja e ujërave të zeza del shpesh nga mendja dhe shumë preferojnë që të mos e diskutojnë të vërtetën e fatit të tyre. Ambientalistët thonë se ujërat e zeza të Tiranës derdhen në lumenj, por kur pyeten për herë të dytë rreth kësaj çështjeje, Rama refuzoi t i përgjigjej direkt, duke theksuar nevojën e një pune të përbashkët me komunitetet e tjera për zbatimin e një plani rajonal. Edmond Komnino, kryebashkiak i qytetit të vogël jugor të Përmetit, i cili rrethohet nga male dhe ka një lumë që përshkon mes për mes qytetin, u befasua nga pyetja rreth kësaj teme. “Ju më pyesni sikur ne të jetonim në një shtet amerikan”, - tha ai. “Një vend nuk mund të ndërtohet brenda dy viteve. Ky qytet i ka fillesat që prej shekullit XII dhe nevojitet një punë shumë e madhe këtu”. Ai tha se ujërat e zeza derdhen në lumin e qytetit. Pasi hotelet janë shfaqur si kërpudhat pas shiut përgjatë bregdetit shqiptar, vetëm shumë pak prej tyre kanë menduar për zgjidhjen e derdhjes së ujërave të zeza dhe ekspertët thonë se ujërat e zeza derdhen në detet Adriatik dhe Jon. “Gjithë ky zhvillim nuk është kontrolluar këtë vite dhe problemi ka qenë shumë kritik”, - tha Xhemal Mato, një aktivist ambientalist dhe drejtori i “Eko Lëvizjes”. “Ata janë miopë, mendojnë vetëm të investojnë për hotelin”. Një banor vendas i qytetit bregdetar të Sarandës, thotë se qytetit të tij i ka ikur mendja dhe se ai nuk shkon të lahet më për shkak të ujërave të zeza. “Ata nuk investojnë për ujërat e zeza, pasi besojnë se ajo është detyra e Bashkisë. Dhe kështu, ajo kthehet në një bumerang për biznesin”, - tha ai. Berisha tha se situata do të ndryshojë nëse ai fiton mandatin e tij të dytë më 28 qershor. “Brenda dy viteve, asnjë pikë ujërash të zeza nuk do të përfundojë në detet tona”, - tha i tha ai agjencisë së lajmeve “Reuters”. “Punët janë duke vazhduar normalisht në Durrës, Vlorë, Sarandë... projektet kanë nisur. Në fillim duhet të mbrojmë liqenet dhe detet. Më pas do të nisim edhe me lumenjtë”.
Përktheu: A.Dralo
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009