E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shkollim evropian për të rinjtë”

 

Kryetari i Partisë Dem-okracia Sociale, Paskal Milo, u takua me të rinjtë e Demokracisë Sociale në qytetin e Fierit. Milo u tha të rinjve se me ardhjen e të majtës në pushtet, “krahas rritjes së buxhetit me rreth 5%, ne do t’i kushtojmë një vëmendje shumë të madhe dhe cilësisë së shkollës”. “Unë jam i bindur që ju nuk doni një diplomë sa për ta pasur në xhep, por doni një diplomë konkurruese në tregun e dijes dhe të jetë konkurruese në tregun e arsimit. Që të jetë konkurruese jo vetëm brenda në Shqipëri, por të jetë edhe në vendet evropiane, ne duhet të ngremë një shkollë të nivelit Evropian”, tha Milo. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë që kryeqeveritari dhe qeveritarët e tyre të mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se çfarë u bënë sot shqiptarëve, sa prodhuan sot për shqiptarët, çfarë do bëjnë nesër, që jetën e shqiptarëve ta bëjnë më të mirë. “E majta ka një detyrë të madhe, por edhe të vështirë, të largojë qeverinë e Sali Berishës nga qeverisja e vendit. Këtë nuk duhet ta shikojmë si një zëvendësim të një ekipi qeverisës me një tjetër, apo si një shprehje të rotacionit politik në Shqipëri. Këtë largim të kësaj qeverie nga pushteti, ne duhet ta bëjmë në emër të interesave shumë të larta të vendit dhe të shqiptarëve”, tha Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›