Topi: Do të “pajtoj” në Vlorë Sejdiun me Ivanovin
Autori i Lajmit: red.
Tashmë është konfirmuar mospjesëmarrja juaj në samitin e Novi Sadit. Natyrisht një ide e kemi pasur dhe ne gazetarët pas deklarimeve të forta në Samitin e Malit të Zi megjithatë nëse mund të na i thoni, cila është arsyeja që e bojkotuat në mënyrë publike këtë samit?
Do thosha që formati i këtyre takimeve i kalon përmasat e rajonit ballkanik pasi janë takime të presidentëve të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Janë të një rëndësie të veçantë dhe kurrsesi nuk do të konsideroja një temë të tillë por për shkak të impenjimeve shumë të forta që lidhen domosdoshmërisht me zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri dhe padyshim dhe të angazhimeve të tjera që nuk kanë lidhje me zgjidhjet por me rutinën e përditshme, unë kam paralajmëruar mosmarrjen pjesë në këtë samit që gjithsesi do ta konsideroja të rëndësishëm. Ndoshta për sa i përket çështjes së cilës unë i jam përkushtuar në mënyrë konstante, çështjes së pjesëmarrjes së presidenti Sejdiu në këto takime, e kam bërë prezent në takimet bilaterale, në takimet multilaterale dhe besoj le të jetë kjo edhe në simbolikën e asaj që unë kam thënë. Duke qëndruar në këtë temë kaq të rëndësishme, ne kemi qenë jo vetëm pjesëmarrës në takime të tilla të rëndësishme por kemi qenë dhe faktorë moderacioni mbi situatën rajonale që është krijuar në Ballkan. Dhe mund të paralajmëroj që më datën 23 dhe 24, vetëm pas pak ditësh unë kam oganizuar Në Vlorë një takim shumë të rëndësishëm ku kam ftuar presidentin Sejdiu, kam ftuar presidentin e Maqedonisë Ivanov, presidentin e Malit të Zi, Vujanoviç për të diskutuar rreth marrëdhënieve tona dhe për të fokusuar çështjen tek një Shengen ballkanik atë që e kemi lançuar së bashku me presidentin Sejdiu kur isha në Kosovë.
Mund të themi se ky takim mund të shërbejë si faktor pajtues mes Kosovës dhe Maqedonisë pas disa incidenteve?
Nuk besoj se situata është deri në atë pikë. Përkundrazi ka pasur dhe komunikim të presidentit Sejdiu me presidentin Ivanov dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë sepse klima në përgjithësi në vendet ballkanike është e tillë që situata e re gjeopolitike që është krijuar në rajon pas krijimit të shtetit të Kosovës dhe klima e atraksionit që po sjell Ballkani Perëndimor qoftë në bashkëpunimet bilaterale, qoftë në frymën euroatlantike, besoj se vendet tona duke përfshirë dhe Serbinë këtu, do ta orientojë drejt familjes euroatlantike çka presupozon që këto vende i largohen në mënyrë definitive retrospektivave mjaft të këqija të konflikteve ndëretnike.
Po i kthehem dhe njëherë Novi Sadit, pa dyshim që Kosova ka pasur ndikim në vendimin tuaj?
Ju mendoni se Kosova nuk ka ndikim tek unë? Ajo është bërë një pjesë e rëndësishme e çdo shqiptari por unë mendoj se Kosova është realitet tashmë i pakthyeshëm, lidershipi kosovar po demonstron prej kohësh një moderacion të admirueshëm, po tenton të ndërtojë hap pas hapi një shtet multietnik bazuar mbi planin e zotit Ahtisari. Këto janë vlerësime që vijnë dhe në përvjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kosovës, vijnë nga zëra të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët kanë përjetuar gjithë periudhën e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe të një shteti që po funksionon shumë mirë.
Le ta lëmë Kosovën në rrugën e shëndoshë të konsolidimit dhe t i kthehemi fushatës. Si mendoni se po zhvillohet fushata?
Unë besoj se nuk jam në fushatë të paktën ju nuk duhet të akuzoni që unë jam në fushatë.
Nuk ishte akuzë ndaj jush por konstatim ndaj të tjerëve. Gjithsesi si mendoni se po zhvillohet fushata elektorale?
Unë mendoj se është në dinamizmin e saj. Nuk besoj se është si fushatat e tjera sepse kjo diktohet dhe nga ligji i ri i cili ka një strukturë totalisht ndryshe nga ai që kemi pasur. Tani jemi në një ligj proporcional rajonal i cili të detyron që të sillesh ndryshe në fushatë, ta projektosh ndryshe fushatën, të ndërtosh një vizion specifik për rajone të caktuara dhe u jep shumë protagonizëm liderëve të partive politike ndryshe nga ligji mazhoritar ku unë mbaj mend që pa përjashtuar rolin e rëndësishëm të liderit të një subjekti politik, kishte protagonizëm dhe nga kandidatët. Madje unë do thosha që nga momentet që është diskutuar në momentet e ndryshimit të ligjit ishte pikërisht ulja e protagonizmit, i cili në momente të caktuara merrte dhe nuanca antagoniste në terren. Kjo ishte një nga arsyet që u bë ky ligj.
Një pjesë e mirë e opinionit publik edhe pse s ka qenë dakord në thelb me ligjin ka qenë dakord për faktin se do krijonte më pak tension. Megjithatë dhe kësaj radhe nuk munguan incidentet, thyerje zyrash, rrahje kandidatësh, djegie flamujsh!
Unë mendoj se nuk janë elemente të qytetarisë. Shpresoj që të jenë raste të izoluara. Shpresoj që të jenë më shumë raste të amplifikuara përtej asaj që do ndodhë natyrisht. Dhe shpresoj tek e fundit që të jenë raste të mbyllura. Traditat e mbetura të jenë ditë të një harmonie dhe një beteje politike midis partive dhe individëve që marrin pjesë në këtë fushatë, por pse jo dhe të militantëve dhe zgjedhjet politike të vitit 2009 siç është thanë jo vetëm nga unë por dhe të tjerë, duhet të konsiderohen si ftesë për demokraci pasi ne jemi në mbyllje të tranzicionit. Unë jam i bindur që jemi në mbyllje të tranzicionit pasi Shqiqëria sot është një vend i NATO-s çka do të thotë se përgjegjësia për administrimin e zgjedhjeve duhet të jetë maksimale. Por jemi një vend që kemi aplikuar për në Bashkimin Evropian çka do të thotë që standardet evropiane të cilat ne i themi në mënyrë të vazhdueshme në diskutimet tona politike, duhet patjetër t i zbatojmë në realitet.
Si e përjetuat ngjarjen në Qerret?
E përjetova siç do ta përjetonte çdo njeri, me ndjesi humane. Një ngjarje tragjike që ndodhi në metropolin Tiranë-Durrës aty ku siguria është maksimale, ndodhi në një moment kur të gjithë kanë mundësi të ndiqnin fushatën elektorale edhe nëpërmjet kanaleve televizive që sot janë me shumicë në Shqipëri, kanë mundësi të ndjekin dhe të arsyetojnë në mënyrë të qytetëruar dhe besoj që janë ngjarje të cilat nuk i takojnë një vendi i cili aspiron që të jetë në BE.
Megjithatë dhe kjo ngjarje nuk i shpëtoi politizimit politik!
Sigurisht që do marrë nuancat e veta politike sepse edhe sfondi në disa raste ku ndodhin incidentet, është politik. Mos mendoni se inspirohen thjesht nga lidershipi politik, kur flasim për një sfond politik kemi parasysh gjithë kulturën politike që kalon deri te militanti i thjeshtë. Nëse militantët do të orientohen me një diskutim elektoral agresiv natyrisht dhe ato do orientohen në sjelle jo me standarde. Kështu që do ishte mirë që për stadin që Shqipëria është sot, që fjalimet politike, natyrisht është në vullnetin e çdo lideri politik dhe nuk mendoj se unë nuk duhet të interferoj, por duhet të jenë të qeta, mesazhe vizionare. Nuk mendoj se gjuha e ashpër është ajo që realizon dhe grumbullim e votës.
Siç e thatë dhe ju fushata duhet të ishte një festë, po konsiderohet në një teatër mediatik ku në vend të përplasjeve të ideve ose platformave po shihet një valë agresiviteti që mua të paktën më duket sikur i dekurajon njerëzit të mos shkojnë të votojnë sesa të marrin pjesë në votime. Si e konsideroni këtë pjesë?
Jo unë besoj që nuk duhet ta përgjithësojmë por duhet të jemi selektiv në analizë. Përgjithësisht kam ndjekur debate që i kam parë me vëmendje por padyshim ka pasur dhe debate të cilave u jam larguar me dëshirë. Këtu ka shumë rëndësi profili i liderit apo një përfaqësuesi politik në një debat, ka rëndësi çfarë artikulon, si e strukturon përrallën, ku janë piketat e tij dhe pa dyshim ai debat që precipiton në tensione dhe në shkëmbime të rëndomta batutash besoj se pas 20 vitesh demokraci janë jashtë dëshirës së publikut që i ndjek. Unë jo më larg se sot kam ndjekur në një nga stacionet televizive, një lloj sondazhi qytetar dhe mund të them me kënaqësi se niveli qytetar është i pëlqyeshëm çka do të thotë se njerëzit sot nuk janë të painformuar politikisht, nuk janë të painformuar për situatat e jetës ekonomike, nuk janë të paorientuar për perspektivën e tyre çka do të thotë se lidershipi politik i të gjitha partive duhet të kuptojë që mesazhet politike dhe elektorale nuk mund të jepen në mënyrë të papërpunuar. Mua më vjen mirë që nga një anë kemi një rritje të staturës së disa politikanëve të rinj por nga ana tjetër më vjen keq që disa politikanë vazhdojnë me gjuhën e një retrospektive politike e cila nuk e nderon stadin politik ku ka arritur Shqipëria.
Në këtë rast del dhe roli i mediave të cilat punojnë me një tension të jashtëzakonshëm në fushatë, tension që ndoshta shtohet edhe për shkak të mënyrës së re të të bërit fushatë edhe kompromiseve që mediat kanë bërë në emër të informimit. Por gjithsesi ajo që unë ndjej si një njeri i medias është se ka një intimidim ndaj medias. Jo më larg se sot KQZ-ja për mua të paktën, është kthyer në një arbitër të keq dhe politik ndaj mediave duke ndarë në mënyrë arbitrare minutazhet, duke përdorur standarde të dyfishta apo trefishta. Çfarë shansesh ka që këto organe që tregojnë shfaqje të tilla kaq të politizuara, të jenë arbitra në procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Unë nuk dëshiroj të futem në aktivitetin e KQZ-së. Është një institucion nga i cili unë dhe shqiptarët shpresojnë shumë sepse është institucioni i përcaktuar me ligj që do certifikojë rezultatin e zgjedhjeve. Ju bëtë një analizë interesante marrëdhënieve që ka media me politikën. Ju zoti Balla mendoni se kjo situatë erdhi në dy javë apo tre javë? Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi jo. Media është instrumenti më i rëndësishëm i informimit publik dhe unë kam kënaqësinë që të them që në gjithë aktivitetin tim median e kam pasur një mike të vërtetë, kam qenë korrekt me median dhe media ka qenë korrekt me mua personalisht. Por për të analizuar performancën e medias në lidhje me politikën unë mund tu them që kohë pas kohe media, më vjen keq ta them sot, ka ceduar në orientime të caktuara politike dhe gati- gati ka marrë fizionominë e politikës. Ka tendenca të qarta që një orientim i caktuar politik po orientohet në media të caktuara dhe një grup tjetër politik në media tjetër. Mua personalisht nuk do më vinte mirë që kjo tendencë të theksohet. Sigurisht jemi në prag të zgjedhjeve politike dhe mendoni sa e rëndësishme bëhet media për derisa llogariten minutat dhe sekondat. Por duhet ta shikonim më gjerë. Do mendoja dhe do shprehesha se ka pasur një dominim të partive të mëdha. Rregullat e demokracisë janë rregulla të hapura për të gjithë dhe ai që konkurron, konkurron mbi bazën e asaj që jep demokracia dhe ligji elektoral por që nuk konkurrojnë me veten por të bën pjesë të një komunikimi publik për të marrë votat e qytetarëve. Kjo kërkon një uniformizim të interesave të veçanta të një grupi të vogël, natyrisht duke ruajtur proporcionin krijohet hapësira për të gjithë. Unë natyrisht qe e njoh shkallën e relativitetit dhe përmasat e partive por kjo nuk mund të kthehet në monopol duke lënë të tjerët jashtë garës së tregut. Në rast se sot kemi një treg të hapur për politikën, mund të jenë dhe handikape të ligjeve por ekziston mundësia e korrektimit. Ka media që orientohen më thellë sesa politika ndërkohë që sot interesi i pushteti në treg duhet të jetë sinkron me vullnetin e qytetarëve. Vërtet jemi në një fushate elektorale por duhet të dihet të harmonizohet programi. Njeriu nuk ka nevojë të intoksikohet vetëm me fushatë elektorale. Njeriu duhet ta zhvillojë jetën e tij sipas mesazheve, vizioneve dhe të caktohen prioritetet për të mos krijuar një lloj kakofonie programesh ku nuk dallohet një parti e djathtë nga një parti e majtë. Ka njerëz që nuk shohin prioritet e një programi të caktuar prandaj duket të ketë informacion të qartë dhe vizione të qarta në mënyrë që pas këtyre zgjedhjeve rruga drejt Bashkimit Evropian të jetë e gjerë.
Jam i bindur se këto zgjedhje do kalojnë qetë dhe në mënyrë korrekte pavarësisht betejës elektorale.
Për partitë e vogla ky sistem po konsiderohet një eksperiment i dështuar. Përpjekja për të rritur përfaqësimin në kuvend të të gjithë kaheve në nivel kombëtar në fakt po shkëmbehet me djegien e disa partive të vogla dhe të mesme?
Nuk mund të bëj koment për ligjin sepse këtë ligj e kam dekretuar. Unë kam qenë një nga partizanët e ligjit proporcional rajonal vite më parë. Kam bërë analiza për shtyp që në vitit 1999 për këtë problem sepse ligji proporcional rajonal për një vend si Shqipëria që ka ndarje rajonale dhe duke parë handikapin e ligjit tjetër ky ligj të jem mundësinë të rrisësh kualitetin e përfaqësimit. Në këtë pikëpamje unë kam analizë pozitive për ligjin por nuk jam në gjendje të them performancën dhe dinamikën e partive të vogla elektorale të cilat ndoshta i kanë bërë llogaritë taktike mirë, ndoshta dhe keq.
(Marrë me shkurtime nga TCH)
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009