Biznesmeni francez, padi Olldashit për korrupsion
Autori i Lajmit: red.
Francezët, ofertë më të mirë
Kompania franceze SAKAR ka fituar 17.26 pikë më shumë se kompania tjetër. Ose ndryshe, nga 100 pikët maksimale ka fituar 91.9 pikë, kundretj 74.6 pikëve që ka mundur të marrë kompania e cila u shpall fituese e tenderit të kolaudimit të automjeteve. E përkthyer në termat e përfitimeve ekonomike për shtetin dhe për qytetarët shqiptarë, kompania franceze, krahasuar me atë fituese, i jep shtetit 150 mijë euro më shumë të ardhura në vit, rreth 7 milionë euro më shumë investime si dhe do t u kursente qytetarëve rreth 400 mijë euro në vit. Kompania franceze SAKAR kishte marrë përsipër që të ndërtonte katër qendra të reja kontrolli teknik, nga 1 qendër që mori përsipër të ndërtojë “fituesi” jozyrtar.
Olldashi denoncohet në Francë dhe në drejtësinë shqiptare për një megaskandal që ka plasur në Ministrinë e tij. Kompania franceze SAKAR SAS e indinjuar për pabarazinë në tenderin e koncensionit për kontrollit autoteknik të detyrueshëm të mjeteve, sipas burimeve nga shoqëria, i ka shkruar Ministrisë së Jashtme dhe ambasadës franceze mbi praktikën korruptive. Presidenti i shoqërisë “SAKAR”, Bernard Beurrier, jo vetëm që ka vënë në dijeni qeverinë e tij, por edhe autoritetet e BE për Sigurinë Rrugore. Ndërkohë, në një takim me Berishën, kur ky i fundit ishte në Paris, i ka shtruar problemin këtij të fundit dhe është në pritje të reagimit të shtetit shqiptar.
Presionet e Olldashit
Ndërkaq, në fshehtësi të plotë, në kulmin e fushatës, ministri i Punëve Publike, i Transportit dhe i Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, është duke mbyllur aferën me tenderin më të padrejtë të zhvilluar ndonjëherë në Tiranë. Edhe pse tenderi “për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit autoteknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove” ndodhet në procedurë gjyqësore, sipas zëdhënëses së institucionit, po zhvillohen negociata pa pasur fitues të ligjshëm.
Ministri Olldashi, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë dhe këshilltares së së tij juridike, Gentiana Dorzi, ka marrë kopetencat e komisionit të tenderit duke ndërhyrë rëndë në veprimtarinë e tij. Presionet e tij direkte mbi anëtarët e komisionit kanë bërë që vendimet të shtrembërohen dhe të mos pasqyrojnë faktin që oferta franceze ishte më e mira dhe më fitmprurësja për shtetin dhe qytetarët shqiptarë. Veprimet e nëpunësve nën presionin e ministrit janë absurde dhe në kundërshtim me ligjin.
Në komisionin e tenderit u panë dokumentet dhe u kualifikuan tri kompani, nga të cilat njëra u tërhoq.
Ja si ka ndodhur. Pasi ka kaluar fazën parakualifikuese, kompania SAKAR SAS ka paraqitur ofertën teknike dhe atë ekonomike pranë Autoritetit Kontraktues dhe në datën 18.12.2008 është zhvilluar procedura përzgjedhëse ku janë hapur edhe ofertat përkatëse të dy shoqërive që ishin paraqitur pas parakualifikimit. Kur janë hapur ofertat dhe është njoftuar ministri se francezët kanë parametrat më të favorshëm, kanë nisur pretendimet për dokumentacion të parregullt. Përse Komisioni i tenderit e kualifikoi këtë kompani nëse nuk kishte dokumente të rregullta? Sigurisht që dokumentet janë standarde dhe të rregullta sipas ligjit, por është vendimi i Olldashit për të paragjykuar firmën franceze. Në këtë fazë i është komunikuar kompanisë SAKAR SAS se është skulifikuar nga vazhdimi i mëtejshëm i procedurës. Ditën e parë, kur janë hapur ofertat, votimi i anëtarëve të komsionit ka qenë tre me tre. Në këto kushte është lajmëruar ministri Olldashi, i cili ka thirrur dy ditë më pas në zyrën e tij dy nga anëtarët e komisionit, Ervin Minarollin dhe Igli Pecin. Ai u ka kërkuar të votojnë skualifikimin e firmës franceze me qëllim që koncesioni të jepet pa garë. Por ka pasur edhe kundërshtime ndaj Olldashit. Votimi ka dalë 4 me 2, ndërkohë anëtari Andi Toma nuk shkoi në këtë komision. Pas këtij veprimi absurd, që prishte garën dhe e linte tenderin me një pjesëmarrës, komsioni nuk u mblodh më dhe veprimet antiligjore janë kryer kryesisht nga këshilltarja Dorzi. Juristja në fjalë është pikëlidhëse mes ish-ministrit Ilir Rusmajli dhe Olldashi. Pas shkarkimit të Rusmajlit nga kryeministri, shefja e tij e kabinetit, Dorzi, u transferua te ministri Olldashi.
Ankimi
Menjëherë pas këtij vendimi, kompania franceze SAKAR SAS ka bërë denoncim në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në Prokurorinë e Tiranës, te Avokati i Prokurimeve në Zyrën e Antikorrupsionit dhe te Kryeministri. Në rrugë administrative, kompania franceze paraqiti një ankimim më 23.1.2009 përpara Agjencisë së Prokurimit Publik. Të gjitha shkaqet e paraqituara nga Autoriteti Kontraktues, APP i ka gjetur të pabaza dhe ka urdhëruar kualifikimin e francezëve. Që nga ky moment, MPPTT dhe Olldashi kishin detyrimin ligjor që të rishikonin procedurën e konkurrimit, por nuk e bëri. Ministri Olldashi, sekretari i Përgjithshëm dhe këshilltarja e tij juridike, kanë punuar për të ligjëruar shkeljet e tyre në këtë tender koncesioni.
APP rrëzon veten
Për çudi, Avokati i Prokurimeve, në vend që të mbrojë biznesin nga abuzimi qeveritar, del nga juridiksioni i tij dhe i dërgon Ministrisë shkresë ku i jep të drejtë kësaj të fundit, sipas “hetimeve” të tij për këtë çështje. Pas një periudhe të gjatë, më 21 prill 2009, Agjencia e Prokurimeve bën një vendim të dytë ku i kërkon Mnistrisë që të skualifikojë SAKAR SAS. Më në fund është gjetur shkresa që “mungon” në dosjen franceze. Shkelja e pretenduar ka të bëjë me dokumentacionin që tregon pagimin e sigurimeve shoqërore në vendin e origjinës nga konkurruesi. Dokumenti duhej lëshuar brenda tre muajve, por është marrë para 5 muajve, pasi ligji francez e lejon vetëm një herë në vit lëshimin e dokumenteve të tilla. Por edhe ligji ynë lejon që dokumente të tilla të paraqiten sipas ligjit të shtetit të origjinës.
Justifikimi për skualifikimin
SAKAR ka paraqitur një dokument të sigurimeve shoqërore të lëshuar nga autoritetet franceze 5 muaj nga data e hapjes së tenderit, nga 3 muaj që kërkohej ky afat në dokumentet standarde. Në ligjin e koncesioneve thuhet shprehimisht se, kur një konkurrues nuk i siguron dokumentet sipas ligjit shqiptar, për shkak se në vendin e origjinës nuk është e mundur një gjë e tillë, ai, konkurruesi, bën deklaratë. Dhe SAKAR e ka bërë këtë deklaratë (Në procesverbalin e hapjes së tenderit ky dokument mban numrin 6 “Deklarata juridike”). Por ky dokument nuk është marrë parasysh nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve.
Për të gjitha këto padrejtësi, z. Bernard Beurrier i ka shkruar një letër kryeministrit dhe ky i fundit, në takimin e organizuar me biznesin vendas në Francë, i ka dhënë të drejtë.
Tenderi
Hapen zarfat në dhjetor 2008 dhe kompania “SAKAR” ka ofertën më të mirë, por votat dalin barazim në komision
Ndërhyrja
Olldashi thërret në zyrë dy nga anëtarët e komisionit dhe i urdhëron të votojnë kundër SAKAR SAS
Olldashi
Presionet dhe veprimet e ministrit janë kryer nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm dhe këshilltares juridike
Humbja
Shteti humb 7 milionë euro investime në vit dhe 150 mijë euro në vit të ardhura që do vin më tepër nga “SAKAR” SAS
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009