E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Meta nisen në OKB

 

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta u nis dje drejt Nju Jorkut, në përbërje të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha, për të marrë pjesë në hapjen e punimeve të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork, Meta do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme shumëpalëshe si Forumi i Udhëheqësve për Ndryshimet Klimaterike, Takimi Vjetor i Udhëheqësve nga Ballkani, Takimi A5 në kuadrin e Kartës së Adriatikut, Takimi Vjetor i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, Takimi Vjetor i Aleancës së Civilizimeve, takimi i vendeve të Komunitetit të Demokracive, etj. Gjithashtu, zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm do të zhvillojnë një sërë takimesh dypalëshe me homologët nga vendet e BE-së, rajoni dhe nga mbarë bota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›