Debati për kreun e PS-së, sot në Korçë
Debati mes sfidantëve për kreun e PS-së do të zhvendoset në qarkun e Korçës. Edi Rama dhe Maqo Lakrori do të jenë përballë njëri-tjetrit për të paraqitur platformat e tyre se si do të drejtojnë PS-në, nëse marrin drejtimin e kësaj partie. Edhe tre qarqe kanë mbetur për të mbyllur turin elektoral të të dy kandidatëve, tur i cili zhvillohet për herë të parë jo vetëm në PS, por dhe në politikën shqiptare. Pas Korçës, të martën kandidatët do të jenë në Tiranë, për të mbyllur bashkëbisedimin e tyre me socialistët në qarkun e Dibrës. Më 26 shtator, të gjithë socialistët, rreth 65 mijë anëtarë në të gjithë vendin, do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur njërin nga dy kandidatët për drejtimin e PS-së për katër vitet e ardhshme. Në takimet e zhvilluara deri tani, Lakrori është munduar të zbërthejë platformën e tij, e cila kërkon rritjen e solidaritetit në PS, drejtimin kolegjial të saj dhe shmangien e pushtetit të njëshit në krye të partisë. Ndërsa Rama është përqendruar te rëndësia e bojkotit dhe hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.