E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Programi i qeverisë,jo realist

 

Partia Socialiste e vlerëson si jo realist programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme, të votuar vetëm pak ditë më parë me votat e maxhorancës në Kuvend. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, tha dje se dokumenti i paraqitur nga Kryeministri Berisha ishte një kopje e premtimeve të pambajtura të vitit 2005. “Kryeministri mashtron shqiptarët, kur përmend sërish si angazhime, një sërë sloganesh si aplikimin e taksave më të ulëta, barazimin e pensioneve të fshatit me qytetin, antimonopolet për garantimin e tregut të lirë, e mbi të gjitha heqjen e imunitetit të deputetëve, kur për rastin Mediu dëshmoi krejt të kundërtën”, tha Braçe. Sipas tij, programi i 2009-ës, nuk ka faturë financiare, për faktin se ndryshe nga 2005-a, kur theksohej synimi i qeverisë për rritjen ekonomike 6 deri në 8%, në këtë program nuk përmendet sa do jetë kjo rritje. Një tjetër gënjeshtër, sipas Braçes, ka të bëjë me procesin e legalizimeve, që duhet të përfundonte në 2006-ën, e që premtohet të mbyllet brenda 2010-ës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›