Berisha dhe Ndoka urojnë Presidentin e ri të BE-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur në emër të qeverisë shqiptare, Presidentin e ri të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy. Me anë të një letre, Berisha ka shprehur bindjen se nën udhëheqjen e Presidentit të ri Bashkimi Evropian do të arrijë përparim të mëtejshëm, për një bashkim gjithnjë e më të ngushtë të popujve të Evropës, bazuar në vlerat e lirisë, të demokracisë e të shtetit ligjor. Kryeministri ka theksuar në mesazhin e tij se shqiptarët kanë përcaktuar integrimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian si projektin më madhor kombëtar të këtij shekulli, dhe shfrytëzoi rastin të pohonte angazhimin e Qeverisë shqiptare për të punuar ngushtësisht me presidencën e re të BE-së, për të çuar përpara çështjet e axhendës integruese. “Shfrytëzoj rastin tju pohoj angazhimin tim personal e të qeverisë shqiptare, për të punuar ngushtësisht me ju, për të çuar përpara të gjitha çështjet e axhendës sonë të përbashkët integruese, në dobi të interesit më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të qytetarëve të BE-së, si dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht me ju e institucionet e BE-së, për konsolidimin e mëtejshëm të paqes, stabilitetit, sigurisë e bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore”, - shkruan Berisha. Dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë ka përshëndetur zgjedhjen e Herman Van Rompuy, si President i parë i Bashkimit Evropian dhe i uroi atij suksese në konsolidimin e institucionit të ri të Presidentit të BE-së dhe në qeverisjen e Evropës së Bashkuar. Herman Van Rompuy, kryeministri aktual i Belgjikës, është një ndër liderët më të njohur të Partisë Demokristiane Belge, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme politike, administrative dhe drejtuese, si drejtues rinie, kryetar, deputet, ministër dhe më vonë edhe Kryetar Parlamenti.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009