Berisha vëzhgon nisjen e protestës opozitare
Autori i Lajmit: Redaksia
Kyeministri Sali Berisha është shfaqur pak momente para fillimit të protestës së opozitës në dritaren e Kryeministrisë, duke vëzhguar grumbullimin e qytetarëve. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me anëtarë të kryesisë së kësaj partie si dhe me grupin e deputetëve, është shfaqur në orën 16:00 në sheshin “Skënderbej” ku ka marrë drejtimin e protestës në një lëvizje drejt Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë mbanin në duar pankarta gjigante në të cilat shkruhej: “Ku është vota ime”. Berisha qëndroi për pak çaste në dritaren e Kryeministrisë dhe më pas, me një mimikë të qeshur, është larguar prej aty në momentin që në bulevardin kryesor filluan të grumbulloheshin qytetarët që morën pjesë në protestë. Një ditë më parë, në seancën plenare, Berisha pohoi se kryesocialisti Rama nuk do të mund të prishë dot koalicionin qeverisës, ndërsa ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e Parlamentit.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009