E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama po shkel Kodin Zgjedhor"

Kryetari i PS-së së Shkodrës, Edip Shiroka, reagoi dje ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në lidhje me ndryshimin e dy komisionerëve nga Shkodra që do ishin pjesë e komisionit zgjedhor në parti. Komisioneri Burhan Vajushi, i cili do kishte postin e nënkryetarit dhe Agim Halili, i cili do ishte anëtar i komisionit, janë zëvendësuar me Jetmira Kozmaj dhe Genc Uruçi. Ky zëvendësim ka bërë që kreu i PS-së Shkodër të dalë në një komunikim me mediat, duke u shprehur se vendimi është absurd. "Kur vetëm dy ditë na ndajnë nga dita e votimit për kryetarin e ri të PS-së, Komisioni Qendror i Votimeve në parti me një vendim absurd ka bërë zëvendësimin e dy komisionerëve, përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›