Takimi, Berisha fton Obamën në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, shtrënguan duart në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në mbrëmjen gala të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuar të gjithë personalitetet botërore, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin Obama, të cilit i bëri një ftesë për të vizituar Tiranën. "Ju zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj e ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim", iu drejtua Berisha. Nga ana e tij, Obama shprehu përshtypjet e tij të mira për popullin shqiptar. Ai tha se në Çikago, ku kishte punuar për një kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte nga ata mbresat më të mira. Takimi u zhvillua në pritjen e organizuar në muzeun metropolitan të arteve në SHBA në orën 19.00, sipas orës amerikane. Të pranishëm në këtë moment ishte edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Mishel Obama, e cila, sipas komunikimit zyrtar të Këshillit të Ministrave në Tiranë, ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë. "Presidenti Obama tha se do ta shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri. Zonja Mishel Obama gjithashtu u shpreh se ajo e priti me shumë kënaqësi këtë ftesë për të vizituar Shqipërinë dhe se nga ana e saj do të nxiste bashkëshortin e saj që ta bënte këtë", thuhet në deklaratën zyrtare në faqen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Në këtë pritje të shtruar nga Presidenti Obama dhe që zgjati rreth 2 orë, Kryeministri Berisha u takua edhe me Kryeministrin e Japonisë, me të cilin diskutoi gjerësisht mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Japonisë në fusha të ndryshme, si në arsim, bujqësi, shëndetësi dhe infrastrukturë. Në këtë pritje të shtruar nga Presidenti Obama, Berisha u takua edhe më këshilltarin për sigurinë kombëtare në Presidencën Obama, gjeneralin James Jones, me të cilin u diskutua mbi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si edhe mbi zhvillimet në Shqipëri. Në Nju Jork, Kryeministri Berisha u prit ngrohtësisht nga Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani. Ky takim u zhvillua në rezidencën e misionit të Katarit pranë OKB-së në Nju Jork. Gjatë takimit u diskutua edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku Kryeministri Berisha u shpreh se shpresonte se edhe Katari do ta vlerësonte njohjen e Kosovës. Emiri Al Thani tha se ai vetë do të kishte një takim në Nju Jork me delegacionin e Kosovës dhe do të diskutonte me ta gjerësisht për këtë. Ndërkohë, ai u shpreh se e gëzonte ecja e Kosovës në rrugën e modernizimit. Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha shprehu interesin e Shqipërisë, veçanërisht për investime në fushën e shfrytëzimit dhe përpunimit të gazit të lëngshëm. Në këtë drejtim, Kryeministri mori edhe mbështetjen e Emirit të Katarit. Kryeministri Berisha u shpreh se kompanitë e Katarit janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri dhe janë të favorizuara gjithashtu nga një sistem fiskal i përshtatshëm. Kryeministri bëri të ditur se është i lumtur që një kompani e fuqishme e Katarit po punonte me sukses në fushën e turizmit në Shqipëri dhe se shpresonte se suksesi i saj dhe bashkëpunimi i mirë me palën shqiptare do t‘i hapë rrugën edhe shumë kompanive të tjera të Katarit që të investojnë në Shqipëri.