Shamia e grave muslimane, në një shoqëri tangash...
Besart P. DOVOLANI
Duke marrë shkas nga debati që u hap pak ditë më parë mbi një deklaratë naive të Ministrit të Arsimit z. Fatos Beja, që për fat të keq nuk është i vetmi që ka lançuar deklarata të tilla të dëmshme mendova të shkruaj një paranteze mes dy modeleve të moralit dhe kodeve të tyre respektive të të veshurit (apo zhveshurit). E drejta për të përqafuar dhe praktikuar fenë e caktuar meqë është e garantuar me ligj duhet të ekzistojë një standard edhe për të dënuar moralisht (minimum) ata që dhunojnë këtë të drejtë themelore, siç është rasti tek ne në Shqipëri kohëve të fundit me paragjykimin dhe fobinë e sëmurë që kanë një pjesë jo e vogël e shqiptarëve, pasojë e një injorance dhe militarizimi të trashëguar nga komunizmi dhe "liberalizmit" të tejskajshëm dhe aspak europian në këto 18 vite tranzicion të stërzgjatur, ku antivlerën e llogarisim për vlerë, devotshmërinë si marrëzi dhe moralin si katundari dhe prapambeturi. Çdo popull dhe komunitet dallohet përmes disa tipareve ku një ndër kryesorët është edhe aparenca. Në një botë globale dhe pa kufij ku duam të integrohemi, nuk na ngjan aspak që të kërkojmë që të jenë të gjithë të njëjtë. Diversiteti është parimi themelor i globalizimit, ndërkohë që në shoqërinë tonë akoma po ecet me mendësinë komuniste që të gjithë duhet të jenë të njëjtë dhe se ekziston vetëm se një e vërtetë, duke e patur vështirësi deri në paranojë të pranojë mendimin dhe traditën ndryshe. Shamia nuk është fenomen i ri në Shqipëri. Islami ka depërtuar në Shqipëri që në shek. XII dhe në atë të XV është përqafuar masivisht në mënyrën më paqësore të mundshme, përkundër shpifjeve të disa klerikëve dhe historianëve që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek eprorët antishqiptarë. Islamizimi ishte një proces i natyrshëm dhe nëse shqiptarët e përqafuan në atë masë vetëm se dëshmon qartësisht që të parët tanë vërtetë kanë qenë popull fisnik dhe me moral e integritet. Mbulesa apo Hixhabi është simbol i gruas muslimane, por jo vetëm. Kur atë e mban Nëna Terezë dhe murgeshat kristiane, ato i quajmë të devotshme. Kur gruaja hebreje mbulon trupin nga koka gjer në këmbë, e quajmë si nënë e ndershme dhe familjare, ndërsa kur mbulojnë trupin gratë muslimane ne nxitojmë ti përbaltim, paragjykojmë, ti fyejmë dhe ti sulmojmë, e herë-herë edhe ti përjashtojmë nga jeta publike. Një grua që vendos të mbajë shami së pari duhet përgëzuar për vendosmërinë që ka, se të përcaktohesh për një gjë që duhet të ndjekësh deri në frymën e fundit të jetës kërkon guxim, devotshmëri dhe përkushtim. Po ne, çka humbasim? ASGJE...Vetëm se përfitojmë, sepse të kesh nëna, motra dhe vajza të ndershme, dmth të shpresosh për rini dhe gjenerata të reja të shëndetshme dhe të mirë edukuar. Në këtë shoqëri tangash, ku hyrite e femrës ekspozohen për popullin e jo për partnerin është normale që të duket jashtëtokësore dhe abstrakte të mbulosh bukuritë e trupit, ti ruash vetëm për shokun e jetës, sepse në shoqërinë tonë të jesh i droguar je trendy, të shkosh në shkollë me taka dhe minifunde je shik dhe në hap me kohën, të injorosh prindërit dmth pjekuri dhe pavarësi, ndërsa të jesh i moralshëm dhe i devotshëm dmth të jesh tribal, patriarkal, malok dhe taleban, ku asnjëra nga këto epitete realisht ska lidhje me moralin. Asnjë filozof dhe mendimtar në historinë njerëzore nuk ka fyer moralin e vyer dhe nderin e gruas, përkundrazi kanë qortuar dhe kritikuar ato shoqëri ku degjenerimi ka kaluar kufijtë. Në vend që të përjashtojmë nga shkolla profesorët që lejojnë vajzat tona të shkojnë në shkollë pa libra, pa përgatitur por me tanga, make-up nusërie dhe taka, ata përjashtojnë një shtresë të shoqërisë veshja e të cilës më shumë se e çdokujt tjetër ngjason me uniformën shkollore. Biles Alemaja, uniforma karakteristike e kolegjeve botërore ka prejardhje nga kultura Islame. Edhe vetë fjala alim në gjuhen arabe dmth dijetar, prandaj dhe uniforma në kolegje dhe universitete ka mbetur edhe pas 10 shekujsh po ajo që kanë mbajtur studentet muslimane në kohën e lulëzimit të Qytetërimit Islam. Pangollarët janë kanceri i shoqërisë, por edhe kanceri është sëmundje degjenerative. Kur dobësohet imuniteti, kur nuk ushqehet njeriu mirë, kur abuzon me helme atëherë i krijohet hapësirë kancerit. Kështu edhe Pangot dhe adultëria shfaqen kur në shoqëri ka degjenerim moral, kur në shoqëri glorifikohet lakuriqësia dhe luftohet e kundërta. Ajo shfaqet në një shoqëri që nuk beson në shenjtërinë e trupit dhe nderit të femrës dhe gruas, që dekoltenë e bën veshje kombëtare ndërkohë që fustanellat e Jugut i përqeshin. Shikoni sa moral kemi pas?! Edhe burrat tanë gjatë historisë që skanë çfarë të ekspozojnë kanë mbajtur fustanella, ndërkohë që sot vajzat që janë krijesa më e bukur që ekziston në rruzull mbajnë konopë dhe penj. Në asnjë vend të botës nuk ka kod të zhveshjes, por ka kod të veshjes. Po të dalësh sot në qytetet tona, në çdo vend publik, shikon që janë punësuar vetëm vajza dhe gra të bukura, a thua se vetëm të bukurat janë të zonja (në fakt janë, por jo gjithmonë në profesion). Që aty mund të konstatosh që nocionet moral dhe nder janë relike për muze, që "moderniteti" virtual shqiptar i ka zëvendësuar me adultëri, zhdukje të institucionit të martesës dhe familjes së shëndoshë, dukuri këto që personifikohen me dekolte deri në kërthizë dhe funde deri në... Te nderuar bashkëqytetarë, kjo çështje do një debat të gjerë publik, një trajtim të gjerë në media, gazeta dhe forume e deri në gjykatë që njëherë e mirë të dijmë se çfarë do lejohet dhe çfarë do ndalohet në këtë shtet pa shtetarë. KMSH, e kam theksuar disa herë që jo vetëm që është e paaftë të mbrojë interesat e pjesëtarëve të komunitetit të vet, por është e interesuar që të përkeqësohet pozita e muslimanëve në Shqipëri, për sa kohë aty udhëhiqet me njerëz të Ish-Sigurimit dhe agjentë anti-kombëtarë dhe anti-islam. Nëse ka diçka që duhet të marrim nga Perëndimi ajo është niveli i edukimit e arsimimit, shkencës dhe teknologjisë, e jo morali, dhe fenomenet negative sociale. Perëndimi në këto të fundit ka nevojë që të marrë nga tradita jonë sa i përket kultit të nderit, familjes, gruas dhe tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike. Shoqëritë e degjeneruara gjithmonë kanë patur përfundim tragjik. Përkujtoni vetëm se si i dënoi ashpër Krijuesi popullin e Pompeit, qytet afër Napolit të sotëm, të cilët praktikonin amoralitetin haptas në vende publike dhe ku homoseksualiteti ishte kthyer në normë dhe traditë, trupat e të cilëve akoma edhe sot e kësaj dite mund ti vizitoni e ti shikoni se si i ka balsamuar llava vullkanike që i ka kapërdirë dhe i ka lenë ashtu përtokë dhe lakuriq që ne të nxjerrim mësim se ku arrihet me amoralitete dhe perversitete. Fatkeqësisht sot është në politikë, jemi dëshmitarë që amoraliteti është shumë i përhapur. Lakuriqësia dhe minimi i kultit të familjes që po i bën sot Edi Rama dhe kompania e tij ekzibicioniste dhe nudiste, cilësimi i lakuriqësisë si modernitet, natyralizëm dhe progres është një ogur i zi për shoqërinë shqiptare dhe të ardhmen e saj. Islamofobia duhet zhdukur nga vetëdija e shqiptarit, pasi të mohosh Islamin ke mohuar 90% të kombit, të mohosh kultin e familjes dmth të zhbësh historinë kombëtare, të dënosh mbulesën dmth të fyesh ndjenjat fetare. Të tilla lajthitje si ajo e Fatos Bejës shpresoj që të marrin fund si në politikën shqiptare ashtu edhe tek shtresa e gjerë e qytetarëve, të cilët të adaptuar me ateizëm në komunizëm dhe të helmuar me degjenerime të erës dixhitale kanë nevojë njëherë e mirë të mësohen me një realitet të ri, se tek shqiptarët Islami dhe çdo Fe tjetër Qiellore po rikthehet në zemrat tona që Xhaxhi Veri dhe pinjollët e tij na e shkulën rrënjësisht. Gaudefroy-Demombynes, i cili përkrah opinionin se, nga pikëpamja e juridiksionit të gruas, e drejta islame qëndron më lart se ligjet e sotme evropiane, thotë: Dispozitat ligjore të Kuranit, të cilat anojnë deri në fund nga ana e grave, edhe sikur të jenë vetëm sa për forme, Sheriati atyre u ka ofruar një status më të favorshëm, se ai që i ofrojnë ligjet e sotme të Evropës. Gruaja muslimane, sa i përket posedimit të pasurisë, gëzon të drejtën ligjore të pasurisë së veçantë. Me peshën që iu dha, ajo