Vlora,Vlora!
Nga Valbona DACI
Tingujt e kësaj kënge vërshojnë me kryeneçësi në kokën e të gjithë atyre që çështjen Bollano e përjetuan. Si fyerje apo poshtërim, deklaratat e kryebashkiakut të Himarës cënuan rëndë dhe provokuan. Vlora Vlora!, bjeri më të lumtë dora! Fatkeqësisht për të Himara përfshihet në juridiksionin e Qarkut të Vlorës. Rastësisht, ndoshta për nacionalizmin tonë spontan, dosja Bollano i takoi gjykatës së Vlorës. Nuk është fjala për vendosje të drejtësisë. Të gjithë e dimë se Bollano do t'i shpëtojë ekzekutimit të vendimit të gjykatës dhe mënyrat janë të parashikueshme... Ashtu sikurse deklaroi menjëherë pas dhënies së vendimit në Strasburg, ai mund të shkojë si viktimë e persekutimit nacionalist. Ashtu sikurse kjo mund të shndërrohet në bumerang për Shqipërinë nëse çështja Bollano devijon dhe merr nuanca marrëdhëniesh diplomatike duke bërë që në vend që të stepet, Bollano të arrijë synimin e tij të prezumuar, që Himara të diskutohet ndërkombëtarisht. Por vetëm kaq mund të bëjë ai dhe kush fshihet pas tij. Tani, në këtë moment shqiptarët me zemër nuk mund të mos shijojnë pasojën juridike që shkaktuan veprimet e tij. Pasoja morale do të ishte shumë për një shovinist të emëruar dhe të pajisur me tagrin e të bërit çorbën alla greke në Ballkan. Shumë do të ishte pasoja morale nga një shoqëri në përpëlitje, nga një shtet që është më tepër pasojë se shkak. Diçka është, për të gjithë ne që na fryu maraz paturpësia e Bollanos nga njëra anë dhe servilizmi i shtetit shqiptar nga ana tjetër. Si do që të shkojë kjo çështje, përfundimi logjik është që në histori të shkruhet si një incident apo keqkuptim, ndërsa në ndërgjegjen tonë të copëtuar kombëtare, si një ndëshkim i drejtë. Prandaj Vlora bëhet protagoniste edhe një herë, prandaj kënga buçet në veshët tanë prej disa ditësh, madje duke na tunduar ta këndojmë me zë. Sido që të ketë ndodhur, cilat do qofshin rrethanat që bënë të mundur një vendim të tillë nga drejtësia në Vlorë, pa diskutim që aty ka edhe drejtësi, padyshim që ka edhe reagim prej shqiptari qoftë edhe në nota të ulëta. Ky vendim ishte një përgjigje ndaj shkeljes ligjore që bëri Bollano, por ishte dhe përgjigje ndaj heshtjes turpëruese të shtetit tonë mjeran. Nga Vlora, kryebashkiaku mori goditjen e një vendimi gjyqësor, nga Vlora shqiptarët e thjeshtë pa komplekse ideopolitike, morën vesh se si, dhe sa mund të flasë shteti kur cënohet në interesa. Interesat në këtë rast mund të mos përputhen me nocionin e interesave të pastra, por kjo është e keqja më e vogël. Atëherë kur u duk se Bollano ishte i paprekshëm, Vlora i dha një shpullë, ia grisi mantelin e pushtetit që kalon kufijtë administrativë dhe shtetërorë të Himarës. Normalisht një gjë e tillë nuk përbën objekt për sadisfaksion prej shpagimit, por në kushtet dhe rrethanat e një pasiviteti të palexueshëm ndaj provokimeve greke, vendimi i gjykatës është diçka, tani dhe përgjithmonë. Tërësia e elementëve që përbëjnë një komb, territori, historia, vlerat autoktone, në mënyrë arbitrare u përdhosën nga një kryebashkiak juridikisht dhe moralisht, absolutisht kjo ishte vepër e kryer me dashje. Moralisht Bollanon e dënon kombi, ligjërisht gjykata. E kush më mirë se Vlora mund ti bënte këto të dyja?! Këtë të fundit me firmë dhe vulë, ku më mirë se në këtë qytet mesazhi do të vinte kaq i qartë?! Simbolika e kësaj smund të jetë rastësi dhe nuk është fatalitet për ata që mendojnë kështu,Vlora ka elementët e duhur ideologjikë politikë dhe historikë, për të vepruar me vetëdije në rastin konkret. Sepse këtu dhe vetëm këtu krenaria nuk kërkon argument për të qenë, këtu krenaria është shkak për ekzistencë dhe pikënisje e një historie të lavdishme. Këtu këngët burojnë nga historia, këtu këngët nuk janë mite as legjenda. Vetëm këtu këngët kanë refrene te tilla si, Vlora, Vlora!