Berisha dje në Elbasan, sot inaugurimi me Erdogan
Në ditët e fundit të fushatës elektorale, Kryeministri Berisha është ndalur në qarkun e Beratit dhe në Elbasan, të cilat do të çojnë në Kuvend 22 deputetë. “Ne jemi ata të cilët, me një fitore plebishitare, vendosim të ndërtojmë Elbasanin evropian, Shqipërinë evropiane. Jam sot tek ju për t’ju bërë thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen me Elbasanin, të bashkohen me ju në projektin tonë të madh, në ëndrrën më të bukur, më fisnike më madhështore të të gjitha kohërave, ëndrrën evropiane të qytetarëve të Elbasanit, të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh kreu i qeverisë. Ndërkohë gjatë paradites së sotme, Kryeministri Berisha do të inaugurojë së bashku me homologun e tij turk, Taip Erdogan dhe Kryeministrin Hashim Thaçi rrugën Durrës- Kukës dhe në mbrëmje pritet të ketë një takim elektoral në Korçë.